• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Intervistë e Isa Mustafës: Nëse s’merr vota demarkacioni, përgjegjësia s’është e jona

by Java News
01/04/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se demarkacioni është i drejtë dhe duhet të ratifikohet, ndërsa ka theksuar se nëse votimi shtyhet atëherë përgjegjësinë për mos liberalizimin e vizave duhet ta marrin ata që e pengojnë.

Këto komente Mustafa i bëri në shënimin e njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.

Mustafa tha se do t’i bëjnë përgatitjet për Demarkacionin dhe do ta përcjellin në Kuvend.

“Ne do t’i bëjmë përgatitjet tani sepse ligji është gati i cili e tërheq atë prej Kuvendit, duhet edhe një herë ta rishikojmë dhe ta përcjellim në Kuvend. Kam kërkuar po ashtu në Maltë që të rishqyrtohet edhe një herë ky kriter sepse e konsiderojmë që është një kriter i tepërt për Kosovën ose që të gjendet një alternativë që kriteret të modifikohen në mënyrë që të mos aplikohet si kusht strikt që duhet njëherë ta plotësojmë dhe pastaj ta marrim të drejtën e liberalizimit. Por që të na jepet një kusht që për një periudhë të caktuar kohore ne duhet ta plotësojmë atë ose do të na tërhiqet liberalizimi. Unë shpresoj se edhe ky propozim do të trajtohet në institucionet e Bashkimit Evropian, por që nuk mund të premtoj çfarë përgjigje do të kemi sepse varet prej tyre”, tha ai.

Mustafa tha se duhet ta ratifikojnë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se marrëveshja është e drejtë dhe nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare.

“Ne duhet ta bëjmë punën tonë sepse sido që të jetë ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Unë prapë qëndroj se marrëveshja është e drejtë se nuk ka asnjë gabim me caktimin e vijës kufitare që flitet, më tepër për objektiva politike dhe për kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat më tutje nuk mund t’i vazhdojmë t’i aplikojmë për arsye se po e mbajnë peng qytetarin e Republikës së Kosovës dhe do të mundohemi që bashkërisht të krijojmë një ambient në Kuvend që deputetët ta votojnë dhe ta kemi liberalizimin e vizave.

Në qoftë se kjo çështje do të shtyhej, atëherë duhet ta marrin përgjegjësinë ata që e pengojnë liberalizimin, sepse do të kaloj kohë e gjatë që edhe një herë Kosova të kthehet në agjendën e Bashkimit Evropian për këtë çështje”, tha ai.

Sa i përket Asociacionit, Mustafa, tha se janë të gatshëm të fillojnë me hartimin e statutit të Asociacionit, por duke u respektuar në tërësi vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Tash ne do të ulemi me listën, me përfaqësuesit e listës, me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të OSBE-së, të Ambasadës Amerikane, do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit mirëpo, duke respektuar në tersi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Është një proces i cili nuk konsideroj se nuk do ta shikojmë si proces të shkurt sepse do të zgjatë, kurse ne jemi të gatshëm që çdo moment të ulemi ta fillojmë këtë proces që jemi zotuar, por gjithmonë të ruajmë aspektin kushtetues dhe ajo të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ashtu siç e parasheh marrëveshja, vendimi i Kushtetuese dhe qëndrimet tona”, tha ai, transmeton kp.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve serbe që do të mbahen nesër, kryeministri Mustafa tha se kanë lejuar që të bëhet grumbullimi i votave të cilat do të numërohen pastaj në Serbi.

“Është një marrëveshje të cilën e kemi bërë me OSBE-në në mënyrë që të lejojmë pikat e kolektivit ose të grumbullimit të votave të cilat nuk do të numërohen këtu, por vetëm do të barten dhe do të numërohen në Serbi.

Është fjala që ne kemi pa të arsyeshme që të vazhdohet praktikën që e kemi aplikuar këtu edhe në vitet e kaluara që të mundësojmë që ata të votojnë. Gjithë qytetarët që kanë dy shtetësi dhe që ju takon kjo e drejtë në mënyrë që ata të mos maltretohen të shkojnë atje”, tha ai. Serbëve do t’u mundësohet të votojnë nën monitorimin e OSCE-së, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Elbasan, Urgjenca mjekësore shton kapacitetet, rrit efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit

U godit me sende të forta nga kushëriri, humb jetën në spital pas 3 ditësh 43-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In