• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/Vllaznia në zgrip të Superiores, Gjoka kërkon maksimumin

by Java News
29/04/2018 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pikë. Kjo është fjala kryesore në kampin e Vllaznisë. Sa më shumë pikë për të arritur qëndrimin në Superiore dhe mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Dhe sot, këto pikë duhen marrë ndaj Laçit. Skuadër shumë e fortë që ka bërë mirë në këtë kampionat. Dhe që pikët të kenë vlerën e duhur, për Ernest Gjokën duhet të jenë 3. Trajneri i kuqebluve nuk firmos për 1 pikë, por kërkon maksimumin. Keni thënë se deri në fund kampionati do të jetë stresues.

Keni parandier diçka?

Jo, nuk është parandjenjë. Por, unë jam realist dhe e di ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Që në momentin që kam ardhur dhe deri sot kam thënë se jemi për mbijetesë. Kërkuam të ndryshonim në fazën e tretë, por “gropa” e pikëve nuk arrihet të mbushet dot. Skuadra tregohet e brishtë dhe në momentin kur bën dy humbje radhazi futet në telashe dhe rrezikon përsëri. Unë vazhdoj të them që gara është e rrezikshme.

Mos duhet që të harroni humbjen, sidomos atë me Luftëtarin?

Jemi munduar dhe kemi punuar shumë. Kemi diskutuar me të gjithë stafin që të nxjerrim skuadrën nga kriza e momentit të pikëve. Është pikërisht e njëjta skuadër, për të cilën flitej me superlativa dhe jo që tani është në krizë. Besoj se lojtarët ta kenë marrë sinjalin pozitiv për të dhënë mundësitë që kanë. Ju keni thënë se duhet qetësi… Pa qetësi dhe pa mbështetje, futbolli nuk ecën dot. Kjo nuk ka të bëjë fare me cilësinë e lojtarëve që ke në skuadër. Edhe sportistët që janë cilë- sorë, kur shikojnë që gjërat nuk janë mirë, futen në depresion dhe kanë tension. Skuadra në këto momente ndodhet në vështirësi sepse i mungojnë pikët. Duhet të tregohemi të fortë për ta kaluar këtë situatë, në të cilën gjendemi.

Drejtuesit e klubit ju kanë dhënë mbështetje. Është pozitive kjo gjë?

Sigurisht që është shumë pozitive. Drejtuesit e klubit kanë qenë gjithmonë pranë. Por, kjo u vu re edhe te mbledhja që ne bëmë, e cila ishte e zgjeruar. Në këto momente kuptohet se kush janë miqtë e vërtetë të skuadrës dhe kush e do Vllazninë me shpirt. Por kuptohet gjithashtu, cilët janë njerëzit që në këto momente na vënë këmbën në fyt. Por, në fakt edhe ata na ndihmojnë të ecim përpara. Vllaznia nuk është e imja, por e gjithë qytetit.

Çfarë do të ndryshoni për të arritur fitore me Laçin?

Unë them se duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ne këtë grup kemi, lojtarët këta janë, të mirë apo të këqinj. Këto janë ato që kemi marrë përsipër për të rregulluar gjërat deri në fund. Ndryshimet mund të jenë të vogla ose mund të mos jenë fare. E rëndësishme është që lojtarët që do të luajnë duhet të japin maksimumin. Kam bindje maksimale që nëse ndryshojmë ritmin dhe mentalitetin do t’ia dalim. Ne do t’ia dalim pavar- ësisht se nuk është ky momenti më i mirë i Vllaznisë. Nuk janë këto cilësitë e kësaj skuadre, e treguam edhe në fazën e tretë. Kemi më shumë mundë- si për të ecur përpara.

Mendoni se një barazim ndaj Laçit është rezultat i mirë?

Unë mendoj se ne duhet të marrim pikët maksimale në fushën tonë. Kjo është ajo që ne kërkojmë. Të gjithë e dimë vështirësinë, por kemi bërë gjithçka që të marrim fitoren. Po luftojmë dhe po sakrifikojmë për të bërë më të mirën e mundshme. Dhe më e mira e mundshme janë 3 pikët. (Panorama)

Next Post
Shtëpia e Bardhë/ Tre ditë më pas “zhduket” pema e Macron

Shtëpia e Bardhë/ Tre ditë më pas “zhduket” pema e Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

December 18, 2025
VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

December 18, 2025
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

December 18, 2025
Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori: Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In