• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/”Çdo përpjekje jashtë Venecias, do jetë një sabotim i Reformës”

by A R
07/01/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve Shqiptarë, Gerd Hoxha flet te JAVAnews për Reformën në Drejtësi, si e mendon atë personalisht si gjyqtar, por edhe si qytetar. Pse politika duhet të shkojë drejt konsensusit, si edhe përfshirjen më të madhe deri në fund të specialistëve…

gerd hoxha

Intervistoi Ben Andoni

Gjyqtarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për të gjithë procesin e Reformës, por duan që të ketë seriozitet, shprehet kreu i Unionit të Gjyqtarëve Shqiptarë (UGSH), Gerd Hoxha. “Ne duam Reformimin e sistemit por, me kushtin që të jetë sa më jetëgjatë. Sikundër jemi shprehur edhe më parë, UGJSH-ja kërkon që përfshirja e profesionistëve në këtë fazë të procesit të jetë më e plotë”. Pak ditë pasi Komisioni i Venecias bëri rekomandimet për reformën, ekspertët shqiptarë që po merren me ndryshimet kushtetuese duket se janë shmangur, kurse fuqia më e madhe ka rënë tek politika, si zakonisht, që duhet të vendosë.

Për hir të së vërtetës, rekomandimet e Komisionit të Venecias për draftin e reformës në drejtësi, nuk është se ishin të habitshëm, pasi “Venecia” as më shumë e as më pak ka parashtruar ato që kanë propozuar specialistët e ndryshëm, ashtu si edhe Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata e Avokatëve Penalistë, specialistë të fushës kushtetuese dhe të fushave të tjera të së drejtës… Ashtu si ndodh rëndom tek ne, besimi për këtë Reformë është më shumë tek të huajt, kurse lufta e madhe e palëve politike në Shqipëri bëri që drafti që i është paraqitur “Venecias”, ishte me shumë të meta. Në fakt, ajo që e bën të lodhshme të gjithën është krijimi i kaq shumë institucioneve, pasi duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës. Këshilli i Lartë i Magjistraturës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Tribunali i Lartë Disiplinor, Këshilli i Lartë i Emërimeve etj., etj., këto janë disa nga emrat. Për të gjithë këtë proces, gjyqtari Gerd Hoxha flet shkurt: “Reforma duhet të jetë sa më konsensuale (në rrafshin politik dhe atë teknik) dhe transparente (publiku duhet të njihet në kohën e duhur për mënyrën sesi u formulua drafti, personat që morën pjesë dhe qëllimi që duhet të arrijë) nëse duam vërtetë që produkti i saj të jetë cilësor dhe jetëgjatë”.

Ka një ngërç, sa i përket Reformës në Drejtësi, dhe duket se e fundit për të vendosur ka mbetur si zakonisht politika. A mendoni se politika duhej të ishte shumë më e arsyeshme, sa i përket përfundimit me sukses të kësaj reforme?

“Kjo është një pyetje, të cilën duhet t’i japë përgjigje politika pasi, janë veprimet e saj që po merren në analizë. Por, nga këndvështrimi i gjyqtarit dhe i qytetarit mund të them se: Reforma duhet të jetë sa më konsensuale (në rrafshin politik dhe atë teknik) dhe transparente (publiku duhet të njihet në kohën e duhur për mënyrën sesi u formulua drafti, personat që morën pjesë dhe qëllimi që duhet të arrijë) nëse duam vërtetë që produkti i saj të jetë cilësor dhe jetëgjatë. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantojë një pavarësi dhe paanësi në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kënaqjen e pritshmërive të publikut”.

A e shikon Unioni i Gjyqtarëve objektin e saj: ‘pozicionin e gjyqtarit’ disi të shmangur, teksa çështjet më të mëdha dhe energjitë po i merr konsensusi për prekjen e Kushtetutës dhe si gjithnjë mospërputhjet e politikës së dy partive? 

“Besoj se, dëshira e UGJSH-së por jo vetëm, edhe ajo e profesionistëve të tjerë të së Drejtës në vend është e qartë : Reformim i sistemit por, me kushtin që të jetë sa më jetëgjatë. Sikundër jemi shprehur edhe më parë, UGJSH-ja kërkon që përfshirja e profesionistëve në këtë fazë të procesit të jetë më e plotë. Është fakt se jo vetëm UGJSH-ja, por edhe shumë faktorë dhe aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë por edhe të jetës politike e shoqërore të vendit, janë përfshirë vetëm në procesin e fotografimit të problematikave të sistemit por, jo në draftimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo ishte edhe një ndër arsyet se, pse ky draft mori një sërë vërejtjesh dhe rekomandimesh nga Komisioni i Venecias.

Ne besojmë se ka ardhur koha që energjitë e forcave politike duhet të bashkohen tashmë në një drejtim të vetëm, duke pasur si udhërrëfyes: Opinionin paraprak të Komisionit të Venecias. Çdo përpjekje jashtë këtij kuadri, do jetë një sabotim i Reformës. Është fakt se, gjendja e sistemit është problematike por jo anormale apo e jashtëzakonshme. Për pasojë, edhe ndërhyrja nga politika duhet të jetë e tillë që, të sjellë shëndoshjen e sistemit dhe jo zëvendësimin e disa individëve me disa të tjerë. Në këtë kontekst, më lejoni të citoj atë çka Komisioni i Venecias ka theksuar në faqen me numër 98 të Opinionit paraprak të tij: “Ajo që duhet të mbahet mend, është se një zgjidhje e tillë radikale nuk do të ishte e këshilluar në kushte normale, pasi ajo krijon tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizon punën e vet, ua shton mosbesimin e publikut në gjyqësorin, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Next Post

Berisha: Shqipëria nën ujë, Rama vodhi 1.7 mln dollarë të emergjencave civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In