• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Zef Mazi: Nga Ukraina tek Dick Marty, një situatë e turbullt globale

by S M
21/10/2022 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Pyetje: Zoti Mazi, desha mendimin tuaj për dy cështje. Duken si të vecuara. Në situatën tek ne dhe përreth nesh, nuk duken si perjashtuese ndaj njera-tjetrës.

Besoj keni dijeni për fjalën e Kryeministrit në Strasburg mbi raportin e Dick Marty-t dhe përpjekjet e Shqipërisë për një rezolutë për anullimin e rezolutës të para 11 viteve. Si diplomat i vjetër, njohës i mirë i organizatave ndërkombëtare, c’mendoni?

Pergjigje: Kam dijeni. Atë raport e kam lexuar dikur që kur ishte në formën e „draft“ (projekt). Kundër tij kam reaguar publikisht, direkt në televizione ndërkombëtare, që në dhjetor të 2010s. U përballa me tre vetë.

Në atë emision gjysmë-ore, direkt nga Londra, ku isha Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, pata thënë me forcë: nga paragrafi 1-135, „draft“-i nuk kishte asgjë që lidhej me mendatin që kish dhënë Këshilli i Evorpës. Kishte vetëm shkelje të plotë të mandatit. Pata numëruar dhe hedhur poshtë, publikisht, të gjitha të  këqijat dhe akuzat ekstreme të tij në përbaltje të shqiptarëve, pa asnjë bazë, që kishte ai „draft“ raport. Pata thënë se raporti synonte të vinte shenjën e barazimit midis agresorit kriminel dhe viktimës që mbrohej; pata folur me superlativa për NATO-n dhe kundër akuzave ndaj NATO-s; pata shënuar se ishte NATO që i dha fund luftës, shpëtoi 1 milion njerez të cilët u përzunë nën grykën e pushkës nga ushtria kriminale e Miloshevicit, skena që janë parë vetëm në kohën e pogromit, etj. Ambasdori ynë sot në KE në Strasburg e pat parë atë emision.

Link-un e emisionit e pata dërguar në MPJ që ato ditë, paga kërkuar edhe të transmetohej nga televizionet tona. Interestant eshte se një ambsador i huaj në Tiranë, mik i imi, më pat telefonuar, përgëuar për qëndrimin në atë emison, dhe pat shtuar, „për këtë mund të të heqin!“ Asnjë fjalë, heshtje e plotë, asnjë veprim nga MPJ. Korigjoj veten, pasoi vetëm një veprim: tre jave pas emisionit, Ministri i Jashtëm i asaj kohe, Haxhinasto, dërgoi shkresë tek Presidenti Topi për transferimin tim në Tiranë. Shkresa ime me pyetjet – cilat janë arsyet, ku është menduar të punoja – nuk mori përgjigje. Presidenti Topi e arkivoi kërkesën e MPJ, nuk bëri asnjë veprim. Një muaj më vonë, unë dhashë dorëheqje nga puna. Pasi u largova, pata dëgjuar sesi pat shkuar puna, si ishin bërë votimet për të në KE, cilët votuan pro, cilët kunder.

Për mua nuk është dicka e re. Edhe pse mjaft e vonuar, mirë u bë që Edi Rama bëri zhurmë politikisht dhe kërkesë në KE. Forma, mënyra sesi thuhen gjërat, ka gjithashtu shumë rëndësi. Nuk di sa hollë kalibrohen fjalimet për në forume ndërkombëtarë, për ku cdo fjalë duhet qëmtuar me kujdes. Po aq kujdes duhet edhe për përdorimin e gjuhës, atributeve, metaforave, emocioneve. Kështu mund të evitohet efekti i kundërt, pavaresisht synimit, cka sot është i lexueshem.

E shoh të vështirë të arrihet të bëhet një rezolutë që të hedhë poshtë rezolutën e mëparëshme të po atij Forumi. Për disa arsye: Asambleja Parlamentare e KE do të pohonte se ka bërë dhe bënka gabime; se ka patur ndikim dhe shikim krejt të njëanshëm politik; se ka marrë një raport të dobët, të keq, me fabrikime, që nuk i ka verifikuar, por ka miratuar raportin, rezolutën, thjesht për arsye politike; se ka pasur mungesë të plotë provash, pavaresisht bashkëpunimin me Shqipërinë; se nuk ka pasur vizion e, megjithatë, ka miratuar rezolutën dhe raportin, etj., etj.

Nëse synimi është që të bëhet një rezolutë e re, do duhej një lobim jashtëzakonsiht i madh, i shtriëe në kohë, i gjerë, me arsyetime faktike, krejt shveshur nga emocionet, me bisedime me dyer të mbylura, që të mund të bindësh shtetet dhe parlamentaret e tyre të ecin drejt miratimtn të një rezolute të re. Nese ajo do bëhet, kur të bëhet, teskti i “draft”-it do kalojë nëpër sitën e diskutimeve të stërzgjatura, të vështira, për arsye të pozicioneve politike të shteteve anëtare. Kërkohet par aftësi e madhe diplomatike, negociuese, materiale faktike, bindëse,shterruese, dhe shkencore, jo thjesht retorike dhe buxhete të mjuaftueshme.

 Pyetje: Analistë, kryesisht të huaj, të cilët kanë më shumë informacion, falsin për luftën në Ukrainë. Mendime edhe te kundërta. Ndërkohe jemi shihen krime të mëdha, shkatërrime. Si e shihni të ardhmen e kësaj lufte?

Pergjigje: Eshtë vështirë t’i përgjigjesh saktë kësaj pyetje. Ka shumë degëzime. Unë nuk jam ushtarak ndonëse, modestisht, jam marrë me aspekte të carmatimit, kontrollit të armëve dhe ato strategjike. Aleancat e vendit tonë janë të paprekshme. Ato janë percaktuar politkisht, strategjikisht dhe konkretisht që në fillimin e viteve 90. Atyre i qëndrojme fort. Ajo që them është vetëm si e shoh unë, nga këndvështrimi i profesionit, me gjakftohtësi, dhe aspak justifikuese.

Zhvillimet e kësaj lufte këto 8 muaj kërkojnë analizë dhe vlerësim të thellë, gjakftohtë, nga eksperte ushtarakë dhe strategjistë, të cilët kanë informacione të gjera nga terreni dhe burime të besueshme. Cdo gjë duhet parë në kuadër të real-politikës, të gjeo-politikës. Kjo e fundit më ngjan me lojën e shahut: janë interesa të mëdha shtetesh të mëdhej.

Lufta është totalisht e dënueshme, kriminale, kudo që ajo të ndodhë, për cfarëdo arsyeje që të ndodhë, sepse vriten njerez. Aq më shumë kur bëhet fjalë për pushtim! Në Ukrainë kemi të bëjmë me pushtim. Krejt e krejt dënueshme.

Cdo konflikt ushtarak e ka një zanafillë, sebep. Lufta nuk është dicka statike. Ajo ka dinamikën e saj. Ndonese me disproporcion të madh forcash ushtarake dhe armatimesh, me shumë ndihma Ukraina po bën rezistencë heroike.

U duk një farë shprese për një marrëveshje në prill të këtij viti kur, sa kuptoj, nuk u lejua të pranohej asnjë kompromis për neutralitet.

Dy sulmet terroriste, të planifikuara mirë, njeri pas tjetrit, patën synim t’i jepej goditje e madhe Rusisë. Por per rusët ato ishin kapërcim të vijës të kuqe. Synimi më i gjërë duket se është të prishen marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian, me shtetet e saj të fuishme, të sigurohet hegjemonia e plotë ndaj BE-se, të mos blihet më gaz nga Rusia, por gjetiu, edhe pse cmimi është 5-6 here më i lartë, të dëmtohet rëndë ekonomia ruse cka, automatikisht, dëmton rëndë edhe ekonominë evropiane.Sic po shihet. BE është vënë në siklet jo të vogël. Nuk ndihet më triumfalizmi i mëparshëm. Kërcënimi për recession është present.

Jetojmë në botë reale, jo sureale. Sulmet hakmarrese ruse ndaj “infrastruktures kritike”, rrjetit elektrik dhe hekurudhave, kanë pasoja serioze. Ato kanë filluar sistematikisht nga 9 tetori e këtej. Nëse vijohet me këtë ritëm, i tërë rrjeti logjistik duket se do paralizohet.

Nuk duhet përjashtuar më pas një ofensivë masive tokësore për të shkatërruar komplet forcat ukrainase. Nëse do hyjë një pjesë e ushtrisë të rregullt, sic mesohet, me mbi 300 mijë trupa, i gjithë operacioni futet në fazë tjetër. Duhet ndjekur nga afër cfarë do të ndodhë nga nëntori e më pas. Ajo që rusët kanë thënë që në fillim, synimi është “shmilitarizimi” dhe “denazifikimi”, sipas logjikes se tyre, duhen përfunduar.

Spekulohet se ushtria ukrainase qënkesh ngritur dhe stërvitur për të sulmuar Rusinë. Do vendoseshin dhe sisteme raketash në Lindje të Ukrainës. Marreveshja e Minskut nuk u zbatua. Në paketë, e gjithë sa më sipër, ka cuar në perceptimn dhe analizën ruse se kjo është rrezik për sigurinë kombëtare! Dhe sulmoi për të neutralizuar Ukrainën lindore, si fillim, dhe për të vazhduar më tëj, duke shënjestruar dhe shkatërruar cdo gjë qe (do) i duket e rrezikshme. Prandaj thashe se lufta duket do hyjë në tjetër fazë, me dimension tjetër.

Nuk ka shenja që perëndimi do të ndërhyje. NATO nuk don të hyjë në luftë me Rusinë, Rusia nuk don të hyjë në luftë me NATO-n. Asnjëra palë nuk ka interes për këtë. (Ndoshta kompleksi ushtarako-industrial, ai i energjise, mund të kenë interes të vazhdojë.) 

Përdorimi i armëve bërthamore, qofshin edhe ato taktike, nuk duhet parë si fjalë goje. Ajo është tepër e rrezikshme dhe duhet marrë shumë seriozisht. Unë modestisht kuptoj dicka nga bërthamorja. Ajo do sillte shkatërrimin e globit, të jetës mbi tokë. Ata që i posedojnë e dinë mirë cfarë do të thotë dhe cfarë do të sillte përdorimi i tyre.

Mendoj se Rusia nuk do kënaqet me më pak se një qeveri miqësore në Kiev, dhe me asgjë më pak se përmbysja e Zelenskit.

Realisht, këto cështje mund të bisedohen vetëm midis Moskës dhe Uashingtonit. Kjo duket si e pamundur. Me disa karakterizime që janë bërë, është shkuar mjat larg, cka e bën të pamundur një takim.

Nuk shoh ndonjë shans që kjo luftë tani të mbarojë përmes negociatave. Por nuk i dihet. Ndoshta bëhet, se duhet të bëhet! Turqia po luan rol mjaft aktiv në këtë drejtim. Lufta duhet të kishte përfunduar dje, urgjentisht.

Kyci kutopj se është kalimi në një botë multipolare. Po ngrihen qendra të reja fuqie në botë. Ka ardhur koha për një rikalkulim themelor strategjik. Ata që kanë peshën, forcën e logjikës, besimin dhe largpamësinë, duhet t‘i venë në përdorim total që lufta të mbarojë urgjentisht. Duhet ulur në tryezë të ridiskutohet i tërë, ose shumica, e korpusit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ukraina po paguan koston e paqes, ndoshta dhe të një riekuilibrimi më të gjerë në rrafsh global.

Duhet bërë kompromise, ata që bëjnë kompromis lartësohen; duhen lënë mënjanë obsesionet e vjetra ideologjike, duhen ulur armët, të mos zgjatet as lulfta dhe as ulja në tryezë. Kjo do sigurojë që situata të mos marrë dimensione të tjera, me pasoja të paparashikueshme. Ajo po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe nuk duhet të dalë jashtë kontrollit, por mundësia është e madhe. Ende nuk është tepër vonë. Njerëzit janë të stërlodhur, të frikësuar për një përshkallëzim shumë të rrezikshëm. Ata duan të jetojnë jetë normale, me shëndet e punë.

 

 

Next Post
“Më përdhunoi për 24 orë të tëra”/ Dëshmia një gruaje: Një torturë e paimagjinueshme!

"Më përdhunoi për 24 orë të tëra"/ Dëshmia një gruaje: Një torturë e paimagjinueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

December 24, 2025
“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com