Çështja e pronave, një ndër problemet themelore me të cilat është përballur Shqipëria në 25 vite të tranzicionit, si dhe një nga pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja, do të marrë zgjidhje përfundimtare brenda një 10-vjeçari. Në një intervistë për TemA TV, Sonila Qato, drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tha se është gati projektligji i ri, i cili do të miratohet në vjeshtë në Kuvend. Fondi që do të vihet në dispozicion nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve në muajin tetor arrin deri në 5 miliardë lekë të reja në vit. Drejtoresha Qato, ka zbardhur edhe skemën e re që do të aplikohet për kompensimin e ish-pronarëve të shpronësuar në regjimin komunist. Ndërkohë, Qato theksoi se puna për mbylljen e 9300 dosjeve pa vendim do të përfundoje brenda tre vjetëve, ndërsa brenda 5 viteve do të përfundojë edhe vlerësimi ekonomik i 26 mijë vendimeve që presin të kompensohen.
Çështja e pronave, një ndër problemet themelore me të cilat është përballur Shqipëria në 25 vite të tranzicionit. Kjo çështje e pazgjidhur mbetet ende një pengesë, kryesisht për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Sa besoni ju në krye të këtij institucioni se do ta adresoni drejt zgjidhjes këtë çështje?
Së fundmi kemi arritur bindjen, se i gjithë procesi reformues që kemi ndërmarrë në 22 muajt e fundit të administrimit të kësaj agjencie, dhe të procesit që kjo agjenci administron, është në drejtimin e duhur dhe në një rrugë të zgjidhjes përfundimtare të kësaj gangrene 23-vjeçare të procesit të kompensmit dhe kthimit të pronave, e cila mbetet të jetë akoma një plagë për shoqërinë. Kjo vetëm në aspektin se implikon dhe shumë zhvillimin ekonomik të vendit, për shkak të pasigursë juridike që krijon mosrregullimi i regjimit juridik të tokës, por edhe të çështjeve sociale, që vetë individët presin të marrin diçka edhe të realizojnë një të drejtë të tyre nëpërmjet këtij procesi. Në këtë aspekt ne mendojmë që së fundmi, në këto ditë jemi duke prezantuar edhe një draft-ligj konkret. Ky draft rregullon fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe distancohet njëhërë e mirë nga ky aktivitet 23-vjeçar, i cili nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka zvarritur pa fund këtë proces, për të filluar një etapë të re, e cila do të shënojë përfundimin e problematikës së thellë në fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave.
Janë hartuar shpesh ligje, janë kthyer ndryshuar, rrëzuar e më pas janë bërë drafte të reja. Tani jemi në fazën që po diskutohet një draft i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave. Çfarë propozon ky draft?
Reforma që jemi duke prezantuar, nëpëmjet lançimit të këtij draft-ligji është një reformë shumë e rëndësishme, e ndërmarrë në këtë fushë. Është e para reformë, e cila është krijuar mbi baza të shëndosha të dhënash teknike, hartografike, finaciare dhe ekonomike, të cilat në tërësinë e vet, na bënë të mundur që të arrinim deri në krijimin e shtyllave të kësaj reforme. Gjatë muajve të fundit, e gjithë agjencia është impenjuar për të bërë një transparencë të gjithë aktivitetit vendimmarrës në fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave në 23 vjet proces. Ishte ky hapi i parë dhe shumë i rëndsishëm, i cili na çoi në këtë drejtim për realizimin e kësaj reforme. Transparenca e realizuar nëpërmjet publikimit dhe komunikimit me publikun të një regjistri të unifikuar tashmë të vendimmarrjes nga viti 1993 e deri në ditët e sotme. Ky regjistër na bëri të mundur që të identifikonim se sa sipërfaqe tokë është njohur nga i gjithë procesi 23-vjeçar pronarëve, sa sipërfaqe toke u është kthyer këtyre pronarëve, sa sipërfaqe është vendosur për tu kompensuar, dhe çfarë detyrimi mbart shteti për ekzekutimin e këtyre vendimeve, në cilat zona kadastrale janë të pozicionuara këto vendime dhe çfarë llogarie paraprake apo fature kompensimi do të ketë shteti si detyrim për të likujduar pronarët nga ky proces. Duke identifikuar këto të dhëna paraprake, nëpërmjet këtij procesi të kryer nga ana jonë, së bashku me ekspertë të Këshillit të Europës, nën asistencën e Bankës Botërore, me mbështetjen sigurisht të ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit, AKKP ka arritur të draftojë një projektligj, i cili ka synimin për të përfunduar procesin e njohjes së pronës, të lënë pezull sot e kësaj dite, dhe për të filluar ekzekutimin e vendimeve për kompensim, njëhërë e mirë brenda një periudhe në total 10-vjeccare.
Si do të kompensohen pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist, afatet dhe skema që do të aplikohet?
Skema e krijuar nëpërmjet kësaj refome është një skemë të cilën ne e kemi konsideruar si realiste dhe të thjeshtë për tu aplikuar. Së pari, projektligji i ri vjen në mbështetje të pronarëve duke deburokratizuar të gjithë procesin e deritanishëm në administrimin e të gjithë veprimtarisë dhe marrëdhënies midis publikut dhe agjencisë. Një pjesë të madhe të barrës së provës e merr tashmë shteti nëpëmjet AKKP-së, aktualisht sot, por që do të transoformohet nesër në një agjenci të quajtur për Trajtimin e Pronës. Kjo agjenci, sipas rregullimeve që sjellim në këtë draft, do të ketë atribute të atilla ku mund të rregullojë bashkërendimin ndërinstitucional, në mënyrë që të mund të realizojnë një vendimmarrje të procesit të mbetur pezull, në një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur. Formula me të cilën do të mund të përfitojnë pronarët nga kompensimi i pronave të tyre apo i vendimmarrjes që ata gëzojnë dhe e kanë ende të paekezekutuar, përqendrohet në dy elementë kryesorë. Së pari, në momentin e shpronësimit të tokës dhe të zërit kadastral që ka pasur toka në atë moment, pra në çastin e shpronësimit, dhe së dyti në trajtimin e barabartë të këtyre vendimeve me një harte të unifikuar të vlerës së pronës, që do të jetë ajo e cila do të jetë në fuqi në momentin kur do të miratohet ligji i ri.
Çka do të thotë që duke unifikuar procesin në dy shtylla kryesore, ajo e zërit kadastral në momentin e shpronësimit dhe ajo e çmimit të vendosur, të unifikuar për të gjithë pronarët të vitit 2013 ose 2014, i gjithë trajtimi i pronarëve do të bëhët në mënyrë të barabartë, duke mos bërë diferencime, ashtu siç ka ndodhur deri më sot me trajtimin e tyre. Kush ka patur tokë bujqësore në momentin e shpronësimit të pronës do të kompensohet si tokë bujqësore me çmimin e hartës së vlerës së tokës, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Ashtu sikurse kush ka pasur tokë truall do të kompensohet me hartën e vlerës së sotme të hartës truall.
Kjo kategori përbën rreth 70-75 përqind të vendimeve që presin të kompensohen nga ana e shtetit shqiptar. Ndërsa një kategori vëndimesh prej rreth 25-30 për qind të këtyre vendimmarrjeve përfaqëson një kategori e cila preket nga kjo reformë, për shkak se kanë pasur toka bujqësore dhe kategori të tjera tokash në momentin e shpronësimit që sot janë truall dhe për të cilat vlera e kompensimit ndikohet në uljen e pritshmërisë së tyre. Por duke pasur parasysh tërësinë e këtj procesi dhe duke pasur parasy se është një formulë e cila i trajton për herë të parë në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët duke vendosur dy rregulla të caktuara që në fullim të këtij procesi si dhe duke marrë përsipër të ezaurojë këtë proces të zvarritur kaq shumë. Më në fund janë krijuar mekanizmat për likujdimin e këtij procesi. dhe mendojmë se kjo është një zgjidhje reale dhe efektive. sii dhe më të thjeshtë në proceduarat që qytetarët duhet të ndjekin për të ezauruar të drejtat e tyre të kompensimit.
Sa parashikohet të jetë fondi që do të vihet në dispozicion nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve në tetor?
Për herë të parë nëpëmjet kësaj reforme, qeveria merr përsipër të vendosi në dispozicion të fondit të kompensimit të pronarëve, një fond buxhetor të konsiderueshëm, i cili nuk është vënë në dispozicion anjëherë në dispozicion në asnjë vit të procesit të kompensimit financiar të kryer nga viti 2005 deri në vitin 2015. Ne kemi planifikuar së bashku me ministrinë e Financave, e cila ka qëne pjesë e grupit të punës, vendosjne në dispozicion ccdo vit të këtij procesi, një fond i cili do të jetë nga 1 deri në 5 miliardë lekë të reja, ose mesatarisht pasi fondi do të ketë rrije progresive nga viti në vit deri në përfundim të procesit lë të themi mesatarisht 5 miliardë lekë të reja në vit për kompensimin e pronave. Fondi për kompensimin e pronarëve nuk ka qenë më shumë se 300 milionë lekë, pra diferenca është goxha e madhe. Por nuk do të jetë vetëm kompensimi financiar si alternative për ezaurimin e procesit të kompensimit, do të jetë edhe kompensimi fizik, alternativë. Me drafligjin e ri kompensimi fizik është detajuar dhe në proceduar se si do të shpërdahet ky fond dhe se si do të grumbullohet më tej ky fond nga ana e qeberisë në Agjencinë e Kthimit të Pronës, për ta shpërndarë fondin për kompensimin fizik të pronarëve. Kemi krijuar instrumenta të reja siç është realizimi i ankandeve për shpërndarjen e fondit fizik, për kompensimin fizik të pronarëve, ku pronarët do të kenë përparësi për të marrë pjesë, për të konkuruar për përfitimin e këtij fondi. Ne kemi zbatuar një parim që është rendi kronologjik i vendim marrjes më të vjetër të konuruesve në ankand. Dhe në qoftë se ankandi do të dështojë, në dy faza e para me pjesëmarrjen e pronarëve, do të shkojë në një ankand publik në të cilin do të marrin pjesë të gjithë të interesuarit dhe vlera ekonomike që do të përftohet nga ky ankand do të shkojë direkt në fondin buxhetor për kompensimin e pronarëve. Kështu arrijmë të realizojmë një qarkullim ekonomik të fondit në tërësi si atij fizik ashtu edhe atij financiar në funksion të përmbushjes së këtij misioni.
Ndërkohë mbi 9000 dosje janë në shqyrtim nga AKKP-ja. Çfarë po ndodh me trajtimin e këtyre dosjeve?
Janë 9300 dosje të identifikuara përmes regjistrit elektronik që realizuam, dhe dixhitalizimit të arkivës gjatë dy viteve të fundit, të cilat presin që të kalojnë në një shqyrtim administrativ, për sa i përket vendimmarrjes në raport me to. Masat paraprake që kemi marrë janë identifikimi në hartë i pretendimeve që ccdo dosje mbart, sias qarqeve të caktuara dhe fillimi nga puna për renditjen kronologjike, të aplikimeve të tyre të hershme pasi në këtë fond kemi dhe dosje të viteve 2000, në 1998, pra janë dosje shumë të vjetra, që iu ka ikur afati kohor. Por ne kemi preferuar, që ti trajtojmë sipas një renditje kronologjike, për të respektuar dhe të drejtën e atyre pronarëve që kanë shumë vite që presin.
Projektligji i ri propozon një zgjidhje, që në gjykimin tonë është në favor të pronarëve, ku vendos për agjensinë një afat prekluziv prej tre vitesh, ku agjencia do të ketë detyrimin ligjor, për të shqyrtuar 9300 dosjet dhe ato që do të aplikohen brenda gjashtë muajve nga miratimi i draftligjit. Shqyrtimi i këtyre dosjeve do të ndihmohet nëpërmjet shtimit të burimeve njerëzore në agjencinë e re, përmes një riorganizimi dhe funksionimi të ri të saj. Por, ajo që dua të nënvizoj është nëpërmjet një projekti që ne kemi filluar tashmë, ne jemi në rrugën e mbarë për ta përfunduar, të krijimit të hartës dixhitale të informacionit hartografik të vendimmarrjes 23-vjeçare, nga ’93-2015.
Jemi në proces, kemi paraqitur projektin dhe shumë shpejt qeveria do të lëvrojë një fond për realizimin e kësaj harte, dhe informacioni i unifikuar që do të mund të realizohet nëprmjet këtij projekti, do të bashkërendojë punën me shumë institucione të tjera që trajtojnë pronën, pasi do të jemi të lidhur në sistem web me njëri-tjerin, dhe në këtë mënyrë do të shmangim problematikën e madhe të mbivendosjeve në trajtimin e 9300 dosjeve të reja, që ka qëne edhe konflikti më i madh social, i krijuar në këto 23 vite. Sa i përket institucionit tuaj, në redaksinë e TemA TV ka pasur disa ankesa që lidhen me mungesën e AKKP-së në gjyqet ku ky institucion është i paditur.
Sa e vërtetë është kjo dhe nëse po, cilat janë arsyet?
Ky është një nga problemet ekzistuese, që edhe unë si titullare e këtij institucioni e kam të përditshëm. Kjo ka qenë një problematikë e trashëguar, nuk është se kanë rënë ritmet e përfaqësimit të agjencisë në gjykatë. Përkundrazi, është shtuar përfaqësimi i agjencisë si palë pjesëmarrëse në proceset gjyqësore që ndodhin përditë. Mund të ndodhi që në një ditë të kemi 200 procese gjyqësore, me një kapacitet burimesh njerëzore prej 6 inspektorësh dhe specialistësh për të cilët është shumë e vështirë ndjekja e të gjitha proceseve. Por, kemi marrë përsipër që të jemi prezent nëpërmjet rekurseve tona, dhe dërgimit me shkrim të të gjitha pretendimeve që agjencia duhet të dorëzojë pranë gjykatës, në mbrojtje të çështjes. Ky problem ka ardhur kur ka dalë vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, e cila e ka shpërndarë të drejtën për të gjykuar çështjet e pronësisë nëpër gjykatat e rretheve të ndryshme të vendit, ndërkohë që agjencia është e centralizuar në Tiranë. Kjo na e ka bërë të pamundur pjesëmarrjen tonë fizikisht në të gjitha këto procese.