• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Ish-deputetja Seseri: Përdorimi i IA në administratën publike, “Diella” e lehtëson procesin por…

by E S
21/03/2026 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Diella lehtëson procesin por kujdes… e rrezikshme sepse nuk ka logjikë”. Rudina Seseri flet për rolin e teknologjisë dhe rastin e ministres virtuale.

Në një intervistë në podcastin Ilva Tare Talks, Rudina Seseri, menaxhere dhe themeluese e Galsswing Venture në SHBA, u ndal te përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike shqiptare, duke marrë si referencë edhe risinë e Shqipërisë me ministren “Diella”. Sipas saj, teknologjia mund të sjellë efikasitet në procese të rëndësishme shtetërore, por nuk mund të funksionojë e vetme.

“Disa gjëra bëhen më të lehta nëpërmjet inteligjencës artificiale për prokurimin apo për marrjen e një dokumenti”, shprehet Seseri. Megjithatë, ajo thekson se prania e njeriut mbetet e domosdoshme: “Rreziku është që gjithmonë duhet të kesh njeriun, sepse modelet nuk kanë logjikë. Shpesh herë ‘shpikin’ gjëra që nuk ekzistojnë”.

Rudina Seseri e sheh teknologjinë si një mundësi të madhe për njerëzimin: “Kemi mundësinë për ta kaluar njerëzimin në një nivel krejt më të lartë”. Por paralajmëron kundër mbivlerësimit të saj: “Inteligjenca artificiale, ndonëse e emëruar kështu, nuk është inteligjente. Për shembull, nuk ka ende aftësinë për të arsyetuar dhe jemi ende larg kësaj”.

Ky realitet, sipas saj, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes nuk do të kenë shumë ngjashmëri me ato që njohim sot.

“Çfarëdo qofshin ato, do të jenë shumë më të ndryshme nga çfarë shohim sot”, thekson Seseri, duke nënvizuar se ndërthurja e disiplinave do të jetë një nga avantazhet kryesore.

Seseri vëren një trend të qartë global që është rritja e kërkesës për profile që kombinojnë shkencat ekzakte me ato humane.

“Kompanitë kërkojnë njerëz që dinë të kenë një pikëpamje të plotë, të mendojnë jashtë përkufizimeve artificiale që ekzistojnë”, shprehet ajo. Madje, në përzgjedhjen e stafit, Seseri preferon profile të pazakonta: “Preferoj shumë më shumë dikë që ka studiuar fizikë dhe ka bërë një master në filozofi”.

Në fund të intervistës, ajo ndalet edhe te raporti i saj me Shqipërinë. Edhe pse u kthye në vitin 2009 për t’u bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, mandat të cilin e la përgjysmë, një rikthim i dytë për të jetuar në vend nuk është në planet e saj.

“Në qoftë se flitet për t’u kthyer në Shqipëri, përgjigjja është jo”, thotë ajo, duke shtuar megjithatë se mbetet e hapur për të kontribuar: “Në qoftë se si mundësi për të ndihmuar, sigurisht”.

Linku i intervistës së plotë

Next Post
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In