• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/Lorik Cana pa doreza: Jo s’i laj kurrë enët, jam Don Zhuan dhe flas 8 gjuhë

by Java News
12/03/2019 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, është rrëfyer gjerë e gjatë në një intervistë për “My Living”, duke treguar se flet tetë gjuhë të huaja dhe duke zbuluar shumë gjërat nga jeta e tij personale.

“Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë.

Pasioni tjetër është pjesa e makinave. Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua më ka pëlqyer shumë sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi. Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri  në 350 km/h”

Keni qenë Don Zhuan, pasi futbollistat njihen për të tillë?

“Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe”

Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote? Një ditë tipike? Si është mëngjesi?

” Në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e tij. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysmë ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.”

Kush e gatuan mëngjesin?“

Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.”

Çfarë ha për mëngjes?

” Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime ( të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk ha karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.”

 I lan enët?

” Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.”

Po ama gatuan.

” Shumë pak.”

 Çfarë do kishe gatuar?

“Do kisha gatuar një peshk,  një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salcë të thjeshtë me vaj ulliri, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.”

 Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri?

” Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.”

Ndërkohë Monika dhe djali si e kanë pritur faktin që  po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri?

Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi patur miq para se të vinim , që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për Monikën dhe djalin është pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.”

Ka pasione djali?

“Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin.  E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cilido që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.”

Nëse do vendoste të behej futbollist?

“Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.”

 Sa gjuhë flet Lorik Cana?

“Nga ato që flas mirë,  anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mire, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.”

Ke qenë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin?

“Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por,  nusja ka ndikuar në mënyrë  jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët  me shijet e një vendi tjetër.”

Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projektin?

“Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutisht në plan të bëja diçka, qoftë një libër.  Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qenë ë kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.”

Next Post
Policia italiane kap 22 kilogramë heroinë, në pranga shqiptari

Policia italiane kap 22 kilogramë heroinë, në pranga shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In