• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Ish-kreu i Kushtetueses: Senati? Një ide e çmendur për interesa personale!

by Os De
06/11/2025 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fehmi Abdiu është një bashkëmoshatar i Sali Berishës në moshën biologjike, politikën e ka lënë shumë herët, por jo profesionin që e ka pasion; ligjin. Profesor Abdiu që e thërrasin të gjithë kolegët e tij, shumica avokatë në profesion të lirë që mblidhen rreth Gjykatës së Tiranës, ka dalë në pension thjeshte nga politika, pasi është superaktiv në profesionin e tij si jurist, duke dhënë këshilla e mendime mbi drejtësinë e ligjet, por natyrisht si “pensionist”. Fehmiu Abdiu është një nga baballarët e Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe hartuesi i ligjeve bazike të shtetit pas rrëzimit të komunizmit. Një nga juristët më të rëndësishëm të Parlamentit, Abdiu u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 1998. Ajo gjykatë që bëri gjëmën me rrëzimin e vendimeve të forta të Kuvendit për shkarkimin e Kryeprokurorëve, apo edhe me rrëzimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë. Me humorin e tij të zakonshëm me kolegë të tij në mjediset ku mbidhen avokatë e jurist të Tiranës, Abdiu shpesh heziton të flasë për aktualitetin politik. Për të cilin nuk i kursen batutat gjatë kafesë së mëngjesit, po për t’i marrë një intervistë, duhet të lodhesh disi. Gjithsesi arritëm të marrim një intervistë të shkurtër për idenë që po diskutohet si një kontrabandë për një dhomë të dytë parlamentare, ku të “strehohet” kasta e vjetër politike…

Zoti Abdiu, papritur po diskutohet sot krijimi i një dhome të dytë të Parlamentit, një ide e ricikluar. Ju si e shikoni?

Në këto kushte ku ndodhet Shqipëria sot, kur një një anë aspiron për tu bërë anëtare e BE, gjë që e ka vendosur vendin para dosmosdoshmërisë së shumë reformave, kur ka mjaft probleme që duhen zgjidhur për të realizuar objektivat e BE, duket si një luks i tepruar.

Në situatën kur kemi mjaft probleme serioze lidhur me luftën ndaj krimit e korrupsionit, ku po vihen para përgjegjësisë penale shumë personazhet të rëndësishme, kur jeta e parlamentit është dobësuar shumë, për shkak se faktorët kryesoë politikë nuk kanë arritur thuajse asnjëherë në mirëkuptim, në këto kushte të shtrosh përpara shqiptarëve idenë për ndryshimin e Kushtetutës për një dhomë të dytë-senatin, më duket se këto ide japin përshtypjen e njerëzve që po fshihen shumë gjëra.

Problemi që lidhet me këtë kërkesë, sipas mendimit tim, duhet parë në disa aspekte. Të cilat lidhen sa me faktorët që sa përmendëm, aq edhe me faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me nevojën e përsosjes së legjislcionit në përgjithësi me atë të BE.

Pasi kapitujt kryesorë që lidhen me këtë veprimtari, ende nuk janë zbërthyer dhe detajuar, ndërkohë që nuk janë përcaktuar rrjedhimet e detyrimet.

Pra sot përpara gjithë pushteteve, e veçanërisht përpara parlamentit duhet të ketë përparësi zhvillimi i reformave në të gjithë fushat, veçanërisht në atë që përmendëm më lart.

T’i kufizosh të gjitha nevojat e vendit e Parlamentit vetëm në një kërkesë për krijimin e një dhome të dytë është marrëzi. Sepse janë shumë prioritete të tjera me rëndësi përpara kësaj çështjeje “luksi”.  Sipas mendimit tim nuk duhet të ketë asnjë iluzion për nevojën e ndryshimeve kushtetuese vetëm për një problem të vetëm, sepse sipas meje Kushtetuta e miratuar sot afër 30 vjet ka evidentuar veç vlerave të saj, edhe problematika të cilat mund të ishin trajtuar më gjerë e më mirë, problem ky që bën të nevojshme që në të ardhmen jo të largët Parlamenti e gjithë institucionet më të rëndësishme të vendit të ndërmarrin një hap me rëndësi për rishikimin në përgjithësi për rishikimin e Kushtetutës.

Kjo arrihet me ngritjen e një komisioni ekspertësh afatgjatë, e të planifikojnë për prespektivën e nevojën e amendimit kushtetues në disa aspekte. Veçanërisht në ato drejtime që vitet që kanë kaluar, i kanë evidentuar e sjellë në vëmendje nga zhvillimet dhe problematike e ardhura nga koha.

Në këto kushte, të flitet vetëm për ndryshimin e përbërjes së Kuvendit, siç u bë në ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 vetëm për kapriçot e dy udhëheqësve të vendit, është çmenduri. Aq më tepër që jeta dhe veprimtaria e Parlamentit nuk e ka evidentuar asnjëherë deri më sot këtë si problem shqetësues për legjislativin qëniën me një dhomë. Pra na del një propozim gjoja teknik siç qe ai i 2008 dhe këkohet që dy krerët kryesorë të vendosun fshehurazi pa vënë në dijeni publikun.

Ne duhet të bëjmë një reformism gjithëpërfshirës të Kushtetutës për çështje komplekse dhe të rëndësishme, veçanërisht për veprimtarinë e partive politike, të cilat nuk rregullohen e normohen si duhet me ligj për të garantuar funksionimin demokratik të tyre. Duhet të bëhen ndryshime e saktësime për pushtetin apo kontrollin e pushtetit të ekzekutivit, referendumet, apo edhe institucione të tjera.

Ndërkaq, ne kemi një problem jo të vogël për funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mandate i anëtarëve të të cilëve nuk respektohet, duke shkelur haptazi dhe pa asnjë problem ligjin themeltar të Republikës. E gjitha kjo problematikë nuk është fare e rastësishme, pasi duket se po bëhet e qëllimshme për të ndihmuar njërin apo tjetrin dhe për ta justifikuar me faktin se paramenti apo organet e tjera vihen në kushte të vështira për ti zgjidhur në kohën e duhur.

Zoti Abdiu, çështja e senatit, apo e një dhome të dytë është diskutuar në vitin 1998, kur ju në Komisionin hartues keni shqyrtuar të gjitha opsionet. Mbaj mend se ka pasur propozime, por në fund, qoftë ju ekspertët shqiptar pore dhe ekspertiza ndërkombëtare ratë dakord që të mbetemi me një dhomë.

Është e vërtetë që ka pasur propozime për dy dhoma parlamenti. Por ky propozim, edhe pse është diskutuar gjatë, nuk është miratuar thuajse nga të gjithë komisioni. Është pranuar që vendet e vogla me sisteme si i yni, me një traditë jo të konsoliduar parlamentarizmi, ku mungon një record profesionalizimi, infrastructure e të tjera kritere të rëndësishme, të kemi sistemin një dhomësh, që e kanë shumë vende të tjera.

Ndërkaq, ju dha rëndësi Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë atributet e kontrollit të kushtetueshmërisë së pushteteve të tjera. Ndaj nuk ka përse të kemi një dhomë tjetër. Gjithë këto vite përvojë parlamentare nuk ka dalë nevoje apo shqetësimet e jetës parlamentare apo politikë në vend, për të pasur një shtesë dhome të legjislativit, atëherë përse u hodh tani papritur? Kur deri tani nuk është parë si një nevojë e rëndësishme.

Dyshoj se në këtë propozim ka synime të tjera që fshihen dhe nuk i thuhet drejt popullit. Duket se kreu i opozitës këtë propozim e lidh me interesat e veta, pse jo dhe me interesat e krerëve të mazhorancës, duke synuar që ata dhe të tjerë si ata ta mbyllin karrierën si senatorë, duke krijuar kështu poste të veçanta, statuse të veçanta e të tjera objektiva “të veçanta”.

Profesor, Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e 11 shtatorit propozoi një paketë reformash, duke nisur nga një ribërje e Kuvendit, reformën zgjedhore dhe territorial. Ai foli për një Kuvend me 101 deputetë…

Duhet pranuar se Parlamenti shqiptar ka nevojë për tu ristukturuar, pasi jemi një vend i vogël dhe popullsi të vogël. Parlamenti duhet të zvogëluar, por mbi të gjitha nënvizoj si mendim faktin që partitë politike duhet të zgjedhin element cilësorë me nivel të lartë intelektual e professional.

Niveli i Parlamentit duket sikur ka një rënie të pajustifikuar. Jam dakord pozita e presidentit të republikës nuk ka qenë në kuptimin kushtetues nuk ka qenë në vendin e vet. Pas gjithë këtyre viteve që urdhron të gjithë organet kushtetuese duhet të kenë igjet e tyre sot e kësaj dite presidenti nuk ka një ligj organik.

Është i vetmi institucion kushtetues, për të cilin nuk kemi një ligj organik për funksionimin e tij. Mbase edhe për këtë fakt pozita e tij shumë herë ka qenë e diskutueshme. Ndaj dhe figura e Presidentit nuk ka qenë ajo e duhura në aspektin është e zbehtë. Ndaj është imperative hartimi i një ligji për Presidentin e Repuublikës dhe të bëhen përpjekje që kreu shtetit të ketë edhe kompetenca të tjera të rëndësishme që aktualisht nuk i zbaton dot.

Profesor, më lejoni një pyetje në lidhje me reformën në drejtësi, në kuptimin si e shikoni ju këtë drejtësi të re të funksionojë?

Shiko, kjo është një temë apo argument që nuk mund të trajtohet me pak fraza, ngase kërkon një analizë më të gjatë e shterues. Por me pak fjalë mund të thuhet se ne po shikojmë një protagonisëm të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, protagonizëm që është i mirëpritur nga publiku.

SPAK si organ në thelbin e tij nuk është organ i ri, pasi ka ekzistuar edhe më përpara, por quhej Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Në aspektin formal nuk është e panjohur. E vërtetë është që SPAK ka krijuar fizionominë e vet me vlera dhe rezultate pozitive veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Me një record, duhet thënë të rëndësishëm çështjesh të ndjekura.

Por në të njëjtën kohë rreth veprimtarisë së tij ka shumë opinione dhe konsiderata të ndryshme. Në mënyrë pozitive për veprimtarinë e këtij organi ka ndikuar përdorimi i materialeve teknologjike si lëndë e parë me shumë rëndësi, Prokurorët e SPAK kanë ditur ta shfrytëzojnë pozitivisht këtë lloj burime për punën e tyre hetimore.

Por mendoj se negativisht ka ndikuar dhe po ndikon qëndrimi i opozitës që shumë herë nuk kuptohet, por fakt është se vazhdimisht sulmon personalisht drejtuesin e SPAK, prokurorë të veçantë apo gjyqtarë të veçantë. Mendoj se si nga mazhoranca, si nga opozita duhet të të ndërpritet çdo lloj qëndrimi fyes e shantazhues ndaj organeve të drejtësisë e veçanërisht ndaj SPAK. TemA

Next Post
Sulmoi ambasadorin e BE, shoqëria civile reagon ndaj Berishës: U tregove diskriminues!

Sulmoi ambasadorin e BE, shoqëria civile reagon ndaj Berishës: U tregove diskriminues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

December 21, 2025
21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

December 21, 2025
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

December 21, 2025
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

December 21, 2025
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In