• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Intervista e Serwer: Ndryshimi i mandatit të Gjykatës, veprim i rëndë

by Java News
24/12/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën tha për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, Johns Hopkins tha për Zërin e Amerikës, se nuk do të ishte një vendim i matur shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Serëer komentoi edhe për votën e Shqipërisë për rezolutën në Kombet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Çfarë pasojash do të kishte për Kosovën shfuqizimi i mundshëm i ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte?
Daniel Serwer: Mendoj se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran.

Zëri i Amerikës: Si do ta gjykonit ju këtë lëvizje?

Daniel Serwer: Nuk më duket se ishte një lëvizje e mençur. Kosova është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla. Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje.

Zëri i Amerikës: Po, por Shtetet e Bashkuara e kishin investuar dhe e kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate dhe e kanë mbështetur Kosovën gjithmonë. Në këtë kuptim, çdo të thotë ky hap që bie ndesh me qëndrimin amerikan?

Daniel Serwer: Po, ashtu siç ka thënë edhe ambasadori (Delaëie) dhe kjo do të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Do të ishte një veprim shumë i papeshuar të ndryshosh mandatin e Gjykatës. Sigurisht, ne ende nuk e dimë se si do të reagojë Gjykata, por që ajo të nisë punën, standardet duhet të jenë shumë të larta. Le ta themi hapur: arsyeja që ajo ekziston janë të metat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ajo nuk do të ekzistonte nëse Kosova do të kishte bërë atë që duhej bërë për të vendosur sundimin e ligjit.

Zëri i Amerikës: Cilat mendoni ju janë arsyet e kësaj nisme?

Daniel Serwer: Ata përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe sidomos nuk duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndotet nga akuzat për veprime të jashtligjshme. Por siç e shikoj unë, do të ishte shumë më keq që individë të caktuar të mos vihen para përgjegjësisë për veprime të tilla, gjë që do të përlyente krejt emrin e kësaj organizate. Në qoftë se ka njerëz që kanë qenë përgjegjës për veprime ilegjitime, ata duhet të sillen para drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Por si i përgjigjeni diskutimeve që kjo çështje ka ngritur në Kosovë se kjo gjykatë do të dënojë viktimat dhe jo agresorët, meqë do të trajtojë vetëm krimet e shqiptarëve? A mendoni se ka rrezik që kjo mund të vendosin njëfarë barazie të përmasave të krimeve siç thonë kritikët në Kosovë?

Daniel Serwer: Në kohë lufte, veprimet e paligjshme janë zakonisht të dyanshme e jo të njëanshme. Fakti që ke ngritur flamurin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e mbrojtjes së shqiptarëve nga regjimi autokratik dhe i egër serb, nuk do të thotë se nuk ke bërë asgjë të gabuar në mënyrën se si e ke zhvilluar këtë luftë. Kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë. Nuk mund të marrësh meritën e “kalorësit të bardhë” thjesht për arsye se ke patur një kauzë të drejtë. Jo vetëm që kauzën duhet ta kesh të drejtë, por edhe metodat që ndiqen duhet të jenë të drejta.

Zëri i Amerikës: Por veteranët e UÇK-së që e kanë nisur këtë nismë thonë se është diskriminuese ndaj shqiptarëve …

Daniel Serëer: Serbët në fakt më thonë të kundërtën: më shumë serbë janë mbajtur përgjegjës në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë sesa çdo vend tjetër. Pra, nuk mendoj se kemi njëanshmëri nëse e shikon tablonë në tërësi.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe përmasat e krimeve janë të ndryshme. Fushata kundër shqiptarëve ishte shtetërore nga ana Serbisë …

Daniel Serwer: Mendoj se është e drejtë. Mendoj se kjo ishte pikërisht arsyeja se përse pati më shumë serbë që u sollën përpara Gjykatës. Por mesa duket ende ka disa krime për të cilat njerëz të caktuar nuk janë mbajtur përgjegjës dhe nuk mund të mbaheshin përgjegjës në Gjykatën për ish-Jugosllavinë, sepse ato ndodhën pasi mbaruan formalisht luftimet. Dhe kjo është ajo që po bën Gjykata e re e posaçme. Ajo po merret me krime që ndodhën pas luftës dhe disa prej tyre mund të kenë ndodhur jashtë Kosovës dhe Serbisë, prandaj juridiksioni i Gjykatës do të jetë një problem sidoqoftë. Shihni: shumë serbë janë mbajtur përgjegjës, relativisht pak shqiptarë janë mbajtur përgjegjës, nëse ka patur veprime të jashtligjshme nga pjesëtarë të UÇK-së dhe unë besoj se ka patur. Ka patur një numër njerëzish, duke përfshirë shqiptarë, që janë vrarë pas mbarimit të luftës në atë që mund ta quajmë në thelb një luftë të brendshme mes shqiptarëve. Dhe nëse disa nga këta njerëz kanë qenë civilë dhe jo luftëtarë, dikush duhet të mbahet përgjegjës.

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, Shqipëria votoi në favor të një rezolute në Kombet e Bashkuara që shprehte kundërshtimin ndaj vendimit të administratës amerikane për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Si do ta gjykonit votën e Shqipërisë ndërkohë që administrata kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja për ato vende që nuk mbështetën qëndrimin amerikan?

Daniel Serwer: Nuk besoj se do të ketë pasoja. Mendoj se ishte një kërcënim i zbrazët. SHBA sigurojnë shumë rezultate të mira në OKB. Vetëm javën e kaluar, SHBA siguruan një rezolutë mjaft të mirë që impononte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Nuk mendoj se OKB-ja do të ndëshkohet dhe as Shqipëria. Mendoj se ishte diçka që ia ulte reputacionin administratës së Shteteve të Bashkuara duke bërë një kërcënim të tillë. Ata duhet ta kishin parashikuar se do të kishte një kundërshtim të fortë ndaj vendimit për Jeruzalemin dhe duhet ta kishin pranuar këtë. Kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk ka fuqi ligjore, pra në fakt nuk ka ndonjë peshë. Ishte gabim nga ana e amerikanëve që i vunë asaj një theks aq të madh. Nëse nuk do ta kishin bërë këtë, rezoluta do të ishte miratuar qetësisht dhe askush nuk do ta kishte vënë re. (b.an)

Next Post
Zbuloni se cila kafshë jeni sipas Astrologjisë Indiane

Zbuloni se cila kafshë jeni sipas Astrologjisë Indiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

December 11, 2025
BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

December 11, 2025
“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

December 11, 2025
Berisha në SPAK, Demaliaj: Shpura e tij u katandis si vullnetarët e Enverit! Përballë Ramës një opozitë e konsumuar

Opozita ka 200 deputetë sot në seancën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

December 11, 2025
“Dumani luftarak, nuk e ka trembur presioni”, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova

“Dumani luftarak, nuk e ka trembur presioni”, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova

December 11, 2025
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

December 11, 2025
Gara për kreun e SPAK, kandidati Xholi: Koha për hetime konkrete dhe të shpejta

Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK: Të mos hetojmë korrupsion me shifra të vogla

December 11, 2025
FOTOLAJM / Me kufje në veshë! Kush janë ambasadorët në seancën për kreun e ri të SPAK

FOTOLAJM / Me kufje në veshë! Kush janë ambasadorët në seancën për kreun e ri të SPAK

December 11, 2025
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal, Sala: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal, Sala: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

December 11, 2025
Haass analizon strategjinë e SHBA: Ndaj BE-së vetëm armiqësi, tronditja më e madhe në 80 vjet

Haass analizon strategjinë e SHBA: Ndaj BE-së vetëm armiqësi, tronditja më e madhe në 80 vjet

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In