• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Intervista e rrallë për mbretin Zog në gazetën franceze “Le Matin” me këshilltarin bashkiak të Parisit, Alex Biscarre

by Java News
24/11/2017 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurenc Bebja, Francë/ 

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar të mërkurën e 19 qershorit 1935, në faqe të parë dhe të dytë, intervistën e këshilltarit bashkiak të Parisit, Z. Alex Biscarre, me mbretin Zog, në pallatin mbretëror me vendodhje në kryeqytetin shqiptar.

Fillimisht, Z. Biscarre ka përshkruar figurën e Ahmet Zogut, i cili sigurisht nuk e ka lënë aspak indiferent. Madje, mund të konstatojmë edhe një lloj admirimi të tij për mbretin e shqiptarëve.

image

Në vijim, francezi ka rrëfyer proçedurën e nevojitur për të takuar monarkun shqiptar, institucionet apo personat e nevojshëm që duheshin kontaktuar për të realizuar intervistën.

Ndërsa, në fund, gjejmë intervistën e tij të plotë me sovranin shqiptar, të sjellë asokohe për publikun francez dhe frankofon.

Çfarë përmban konkretisht kjo intervistë ? Për më shumë, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Mbreti Zog ka tipare të një vazhdimësie të rregullt, një ballë të gjerë dhe një vështrim të sinqertë e të qartë, dhe të gjithë butësinë e vendeve të Lindjes. I gjatë dhe i hollë, pa vese, disi i ftohtë, Zogu I, mbret i shqiptarëve, më priti në pallatin e tij në Tiranë, i rrethuar nga lulishte trëndafilash.

Ky djalë i vërtetë i Shqipërisë, fëmijë malësor, mbretëron, mbi të gjitha, falë punës së tij. Ai e ka bindur popullin e tij falë përkushtimit dhe sakrificës së tij.

Megjithëse, ditë e natë, zhurmat nga jashtë mbërrijnë deri në pallat, mbreti, i izoluar në një kabinet të gjerë pune, lexon, studion dhe sheh vetë të gjitha raportet (shkresat) e ministrave të tij.

Metoda e tij është heshtja. Ai nuk bën shpallje të mëdhaja, gjeste teatrale apo deklarata këmbëngulëse. Mbreti nuk ka kontakt me asnjë person dhe jeton i rrethuar vetëm me motrat dhe nipin e tij, ndërsa dy nipërit e tjerë të tij ndjekin studimet në Saint-Cyr, në Francë. Kohët e fundit, Oborri Mbretëror është në zi si arsye e vdekjes së Nënës Mbretëreshë.

Që të futesh në pallat dhe të pritesh për audiencë, është thelbësore të mbështetesh në diplomacinë e ministrit tonë në Tiranë, Z. Marcel Ray, dhe me padyshim në kortezinë e Z. Rrok Stani, shef i protokollit. Duhet githashtu të kalosh në shtëpinë (akademinë) ushtarake, nga ku mbreti më shoqëroi bashkë me një punonjës të oborrit.

Mbreti shtatlartë iu përgjigj përshëndetjeve të mia rituale. Ai më zgjati dorën e tij të gjatë dhe të hollë për të më ofruar një cigare. Fjalët e tij të para, që më tha, ishin :

– Unë jam shumë i lumtur që një gazetë e madhe franceze dëshiron të interesohet për Shqipërinë. Ju do të jeni këtu për të gjykuar përpjekjet e një vendi të ri për tu modernizuar.

Sovrani vazhdoi :

– Unë kërkoj ndihmën dashamirëse të fqinjëve të mi sepse, nga pikëpamja e jashtme, politika ime është e thjeshtë. Ajo tenton të ruajë pavarësinë e Shqipërisë – përfundimisht pjesëmarrëse e koncertit evropian – dhe të mbajë kufijtë e mi të pandryshuar.

– Naltmadhëri, kufijtë tuaj mbrojnë një vend të mrekullueshëm të cilin unë do të përpiqem ta bëj të njohur në mesin e francezëve.

– Për këtë qëllim (u përgjigj sovrani) pashë me kënaqësi krijimin e një zyre turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla për ti vënë dispozicion të vizitorëve. Sa më shumë të mësojnë për vendin tonë, aq më shumë do ta duan atë.

Dhe mbreti Zog më rrëfeu :

– Unë dua, për popullin tim, të vazhdoj të ndjek përpjekjet e mësuesve francezë të liceut të Korçës. Arsimi francez do të mundësojë të mbajë gjallë ndjenjat miqësore të shqiptarëve që kur luftuan dhe u anagazhuan për Francën.

Mbreti e ka fjalën për krijimin e lëvizjes së parë për pavarësi – e paraprirë nga rekrutime vullnetare – nga trupat e Sarrail-it në vitin 1917 në qytetin e Korçës.

Ai shton :

– Unë kam inkurajuar krijimin e linjave ajrore dhe mund, për disa orë, të shkojmë nga Tirana në Romë dhe nga Roma në Paris.

Pastaj sovrani më pyeti për qytetet që kisha vizituar dhe ishte i kënaqur për interesin që ato ngjallnin. Ai është përpjekur ti lidhë (bashkojë) të gjitha me anë të rrugëve, dhe në përfundim, më fton që të kthehem sërish, pas dy ose tre vitesh, për të parë progreset e mëtejshme. »

Next Post
Rrëfimi i Nexhmije Hoxhës, si jeton gruaja 96-vjeçare e ish-udhëheqësit komunist

Rrëfimi i Nexhmije Hoxhës, si jeton gruaja 96-vjeçare e ish-udhëheqësit komunist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In