Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, përballë një paneli analistësh.
Në një mesazh të shkurtër në “Facebook”, Rama njofton intervistën në “Real Story”, ndërsa publikon një foto me gazetarin Balla.
“Sonte në 21.00 në REAL STORY😉 #ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱”, shkruan Rama.
Kujtojmë se kjo është intervista e parë televizive e kryeministrit Rama, pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit, ku ngjallën jo pak diskutime, pasi ishin larguar disa figura të njohura të PS, ndërsa disa të tjerë ishin renditur në “vijën e zjarrit”.











