• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista e parë e Edi Rejës për vitin 2022: “Ju shqiptarët jeni shumë kritikë”

by Java News
03/01/2022 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë fillim viti 2022 trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në intervistën e tij të parë tregon ecurinë e kuqezinjve deri më tani dhe vlerësimet e tij personale për këtë eksperiencë në krye të kombëtares shqiptare.

“Unë mund t’i jap një notë 10-të stafit tim, sepse po bëjmë një punë shumë të mirë me ekipet zinxhire të kombëtares duke filluar me përzgjedhje lojtarësh që nga mosha 12-13 vjeç. Ndërsa sa i përket lojtarëve dhe skuadrës mund t’i japë një notë 8. Jemi një ekip kompetitiv me skuadra si Polonia apo Hungaria sepse për skuadra si Franca apo Anglia që luajnë në nivele shumë të larta dhe për objektiva madhor nuk jemi ende“, thotë Reja.

Ka patur edhe shumë kritika mbi ju sidomos për ndeshjen ndaj Anglisë?

“Ehh ju shqiptarët jeni shumë kritik, por tani jam mësuar edhe me këtë gjë. Por të luash kundër Anglisë që nuk di nga tja fillosh me emrat, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Në fund të fundit dua ti them shqiptarëve atyre më kritikëve që edhe ndeshje si këto ndodhin, por do të përpiqemi të përmirësohemi në të ardhmen. Objektivi ynë ashtu si na e ka kërkuar edhe presidenti Duka është që të jemi gati për eliminatoret e 2024-s”, përgjigjet trajneri.

Megjithatë në Angli veç rezultatit u hap edhe një çështje: Broja. Mund të na tregoni diçka më tepër?

“Bëjmë shumë keq që merremi me këtë gjë. Ai është një djal që duhet të rritet, ta lëm të qetë dhe të flasim sa më pak për të, jo për kualitetet se për ato kemi folur shpesh herë. Unë flas gjithmonë për kolektivin, ai duhet të bëhet pjesë e këtij grupi dhe të jetë në sintoni me ta. Duhet të bëhet i dashur për grupin për sjelljet që ka dhe mbi të gjitha për mentalitetin. Broja duhet të jetë i vlefshëm për grupin, të bëjë gjithçka për të qenë aty si bëjnë të tjerët. Ai duhet të jetë njësoj si të tjerët për sjelljen dhe veprimet dhe kjo është dëshira ime për 2022“.

Përpara Europianit kemi Ligën e Kombeve?

“Sa i përket Ligës së Kombeve nuk mund të them që gjërat janë të lehta sepse nuk ka fitore të thjeshta. Ne dhe Sllovenia apo skuadra të tjera që janë ngjitur në Grupin B konsiderohemi më të dobëtat e atij grupi. Por do të provojmë, vetëm se s’na pëlqen që kemi një grup që do të na duhet të rrimë në udhëtim, do të na duhet të stërvitemi në avion”, shprehet Reja.

A do të jetë 2022-shi viti juaj i fundit nën drejtimin e kuqezinjve siç thotë edhe kontrata?

“Unë jam pak i madh me moshë, por derisa kam energjinë, entuziazmin dhe jam i kthjellët mund të them se po shkojmë mirë. Objektivi është që të kualifikohemi në Europian por në futboll mund të ketë shumë të papritura. Për momentin jemi të qartë, por për vazhdimin të shohim. Ne trajnerët jetojmë me momentin dhe entuziazmin, por ka shumë raste që ndryshohen menjëherë trajnerët, kjo është jeta jonë profesioni jonë“.

A mund të quhet dhurata e parë që keni marrë për këtë 2022 është ndeshja miqësore me Spanjën?

“Kur presidenti më telefonoi u ndjeva shumë mirë dhe u gëzova. Sepse kur luan kundër me skuadrave të tilla si Spanja aq më tepër unë që e pëlqej shumë mënyrën e lojës së tyre, ndihesh mirë. I thash presidentit, ‘Ca thua vërtet?! Po ca ndodhi kështu?! Të luash kundër këtyre kundërshtarëve jo vetëm që të vjen mirë, por mund të shohësh edhe rritjen e skuadrës“.

Megjithatë rrezikojmë edhe një figurë të keqe me kundërshtar kaq të mëdhenj apo jo?

“Ehh kundër skuadrave si këto mund të bëjnë figurë të keqe të gjithë. Ata të fshehin topin dhe gjithmonë aty ku është topi janë 6 apo 7 lojtarë. Ne na duhet të ushtrojmë presing që të mos i lemë ata të ndërtojnë dhe më pas të tentojmë me kundërsulme, nuk ka zgjidhje tjetër”.

Dhe urimi juaj i parë për shqiptarët për këtë vit të ri?

“Urimi im i parë shkon për federatën e futbollit, dua t’ju falenderoj të gjithë ju gazetarëve për bashkëpunimin, më pas lojtarët duke uruar që të luajnë të gjithë si po ndodh tani, të mos i zërë Covid-i dhe të vijnë në kushtet maksimale. Viti 2022 duhet të na japë bindjen që jemi një skuadër ndërkombëtare e madhe. Dhe në fund për tifozët një urim të veçantë, sepse më kanë bërë të ndihem shumë mirë edhe këtu në Itali në qytete të ndershme më ndalojnë më përgëzojnë. Por dua t’ju them që më duhet t’ju falenderoj unë juve për këtë mikpritje në Shqipëri”.

(Faxweb.al)

Next Post
Negociatat me BE, Mazi: Është ushtrimi më i vështirë që ka pasur ndonjëherë vendi ynë

Zef Mazi: Arsyet e Francës për mosndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In