• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Intervista e fundit/ Nexhmije Hoxha rrëfen detaje të panjohura

by Lorenc Vangjeli
05/02/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën në Dritare, në Vizion Plus, do të shfaqet intervista e fundit që Nexhmija Hoxha, jep për median. Intervista e lamtumirës së gruas së Enver Hoxhës, që vendos për herë të parë, të tregojë 95 vitet e saj dhe sidomos vitet kaluar me të shoqin, që nga njohja, propozimi, martesa, jeta bashkëshortore dhe puna e përbashkët, deri te momenti, kur vdiq pranë saj.

 Detaje intime të panjohura, prej të cilave kemi shkëputur disa fragmente për Dritare.net Nexhmije Hoxha e tregon kështu propozimin e Enver Hoxhës, në një bazë ilegale, në qershor të ’42, në Tiranë:

“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kish ndenjur për të marrë vendimin e tij. Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë. Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar: “Unë dua të martohem me ty”. Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë: “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë: “Unë nuk martohem gjatë luftës”. “Po kush tha që do martohemi në luftë”, tha ai: “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”. Pastaj vazhdoi: “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje.”

Fotoja e dasmës së çiftit Hoxha

Ndërsa, kur flet për letërkëmbimin mes tyre, ajo thotë se ka 100 letra, shkëmbyer gjatë luftës dhe sidomos gjatë periudhës së martesës: “Letrat më të bukura janë të kësaj periudhe, që m’i shkruante natë për natë. Disa i dërgonte, disa jo, disa i gjeta më vonë. Këto janë letra, ku dukej tamam si gjimnazist, shumë të bukura. Këto dhe të luftës për mua janë thesari më i çmuar, këto dhe ditari i tij janë i vetmi thesar që më ka lënë, e jo gjë tjetër”. Kur zonja Hoxha tregon për karakterin e të shoqit, pohon se gjëja që urrente më shumë, ishin borxhet: “E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe.” Ndërsa kur tregon për dosjet e punës, që sillte në shtëpi, Nexhmije Hoxha, veçon dy prej tyre: “Një nga gjërat që kam vlerësuar shumë te ai, ishte se ai nuk i sillte preokupimet e zyrës, qofshin këto të mëdha e politike, qoftë edhe sesi kishte kaluar. Ndonjëherë kur hanim bukë, fillonte të tregonte se çfarë ndodhte në zyrë, kush i kishte ardhur. Meqenëse ishte i sëmurë, unë i thosha lëre, e bisedojmë më vonë, ha bukë tani. Rrallë ka marrë dosjet në shtëpi, 2-3 raste që mbaj mend, kur ishte mbledhja e Moskës dhe ku u mbajt qëndrim, është i vetmi rast që punoi ditën dhe natën, për një kohë të gjatë sepse i dukej një vendim shumë i zorshëm për t’u marrë. Këto dosje pune, i ka parë edhe Ismail Kadare. Rasti tjetër ishte kur duhej vendosur, për hidrocentralin e Skavicës. Ishte i vetmi që organizonte tërë sistemin hidroenergjetik dhe Enveri shikonte edhe anën politike. Peshkopia që kishte tokat më të shëndetshme dhe më të mira, mbytej në ujë. Çfarë do ndodhte me këtë popullsi tradicionalisht të pasur, të mirë, shumë punëtore? Dhe së dyti, kufiri me Jugosllavinë. Në fakt, ai hidrocentral nuk u bë për arsye financiare, më pas. Kur u fol më vonë për këtë ngjarje, unë mora Farudin Hoxhën dhe i thashë; mban mend sa është diskutuar për këtë gjë? Tani dëgjoj që po diskutohet përsëri, shumë, për Skavicën”. Intervista, e cila do të shfaqet të hënën, 8 shkurt, ora 20.45 në Vizion Plus, shoqërohet nga foto dhe video të arkivës personale të familjes Hoxha që shfaqen për herë të parë për publikun shqiptar dhe fragmente të shkëputura ekskluzivisht për Emisionin Dritare nga letërkëmbimet dhe ditarët e bashkëshortëve Hoxha./dritare.net

Next Post

E zë gjumi në punë, ja çfarë i bëjnë kolegët (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In