• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE/ Intervista e Donald Lu: Largoni kriminelët nga politika!

by
16/05/2015 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë të parën intervistë për median shqiptare, përmes faqeve të revistës JAVA.  I pyetur për momentin e emërimit dhe ardhjes së shtyrë disa herë në vendin tonë, ai është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të sistemit të emërimeve që shpesh përdorin vendet demokratike. Sa i përket gjuhes shqipe, Donald Lu ka thënë se e flet shqipen si një fëmijë. Ai është shprehur se ka mësuar shumë gjuhë të huaja, por se ke gjetur askund kompleksitetin dhe bukurinë e gjuhës tonë.

Më pas Donald Lu është pyetur rreth gjëndjes që po kalon vendi dhe nëse qëndrimet e hapura të muajve të fundit, përbëjnë ndryshim të kursit të politikës amerikane. Ai është shprehur se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim i tillë, por se kjo është thjeshtë një mbështetje që po i jepet procesit të dekriminalizimit të politikës shqiptare. Njerëzit kanë të drejtë ta dinë historinë e rekordeve kriminale të përfaqësuesve të tyre politike. I pyetur rreth fakteve që është thënë se do të dalin nga selitë diplomatike në Tiranë për kandidatët e 21 qershorit, Lu u shpreh se “Do të shtoja edhe që detyra e vështirë e të larguarit të kriminelëve prej politikës është përgjegjësi e institucioneve demokratike të Shqipërisë, por ata mund të mbështeten për ndihmë te Shtetet e Bashkuara.  Është Partia Socialiste ajo që e përjashtoi Tom Doshin.  Është Prokurori juaj i Përgjithshëm ai që ngriti akuza penale kundër Tom Doshit dhe Mark Frrokut.  Janë drejtuesit e partive politike shqiptare ata që kanë hequr disa politikanë me histori kriminale prej listave të kandidatëve. Sigurisht, ishin po këta kryetarë partish që i vendosën ato emra në lista në fillim. Ka nevojë të bëhet më shumë, por institucionet shqiptare kanë bërë përparim të rëndësishëm”.

I pyetur për rrëzimin e Byrosë së Hetimit nga gjykata kushtetuese, Donald Lu tha se SHBA përkrahin një Byro Kombëtare Hetimi të krijuara tërësisht mbi baza kushtetuese. Ai shtoi se SHBA besojnë se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë një institucion serioz, me aftësi hetimore të avancuara. FBI është e gatshme të ndihmojë në krijimin e Byroje që është profesional dhe i papolitizuar.

Sa i përket nismës së deputetit Kokëdhima për liberalizimin e kultivimit të bimëve narkotike, në shembullin e disa shteteve të SHBA që kanë bërë një gjë të ngjashme, Lu tha se zKokëdhima është i pasaktë, sa i përket ligjeve të kultivimit të kanabisit në SHBA. “Në dy shtete të SHBA, përdorimi i kufizuar i marihuanës tani është i ligjshëm, por në 48 shtete mbetet ende i jashtëligjshëm.  Sipas qeverisë federale, tregtia e kanabisit mbetet një krim i rëndë.  Cilido që përfshihet në tregtinë e kanabisit me Shtetet e Bashkuara përballet me arrestim të menjëhershëm dhe ndjekje penale”, tha Lu.

*Intervistën e plotë e gjeni në treg në Revistën JAVA

Next Post

VIDEO/ Digjet flamuri i Maqedonisë në Pejë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In