• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista e Bashës për BBC/ Disa fakte që e përgënjeshtrojnë kreun e PD

by Java News
19/05/2019 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha pas disa protestave që kanë nxjerrë Shqipërinë në mediat e huaja në flakë nga molotovi i militantëve të tij, ka shkuar vetë në Britaninë e Madhe për ca ditë pushimi por edhe sulmi ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë për BBC, ajo që bie në sy është që Basha, përballë gazetarit, ka gënjyer sy për sy pothuajse në të gjitha përgjigjet e dhëna. E kur themi gënjyer, nuk nënkuptojmë retorikën e tij politike, por ka gënjyer hapur duke fshehur faktet.

Fjala vjen, një ndër mashtrimet më të rënda që tregojnë se sa i ndershëm është me shqiptarët Basha dhe se si e bën të bardhën të zezë pa ja bërë syri tërr, është kur thotë se “Pra, siç thashë, falë Zotit, as edhe një oficer i vetëm policie nuk lëndua, ndërkohë që numri tre i Partisë Demokratike është dhunuar brutalisht dhe ashpërsisht nga policia”.

Më poshtë po ju sjellim faktet përballë mashtrimeve publike të Lulzim Bashës në BBC. Arsyet pse Basha gënjen dhe a gënjen njëlloj edhe në Tiranë, gjykojeni vetë. Ne po ju sjellim thjeshtë faktet përballë gënjeshtrave të Bashës:

Basha në BBC: Falë Zotit, as edhe një oficer i vetëm policie nuk lëndua.

Fakti 1: Në protestën e 11 majit janë plagosur 15 policë nga molotovi dhe sendet e forta (në protestat pararendëse poashtu ka patur efektivë të dëmtuar që janë dërguar në spital dhe bërë publike edhe nga ministi Lleshaj dhe mediat.

Basha në BBC: Padyshim (që e dënojmë dhunën)! Partia Demokratike ka bërë përherë thirrje për protesta jo të dhunshme, ajo është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna.

Fakti 2: Ndërkohë që Lulzim Basha mbante fjalim në bulevard në 11 maj, militantët e tij godisnin me Molotov, flakadanë, gur, kapsollë etj kryeministrinë dhe policinë.

Basha në BBC: Dy raste të investiguara nga prokuroria e antimafias kanë zbardhur mijra orë përgjime, dhe hetimet tregojnë se kryeministri dhe anëtarë të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë bashkëpunuar me bosat e krimit të organizuar për të vjedhur votat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Fakti 3: Nuk ka akoma asnjë përgjim zyrtar që konfirmon zyrtarisht përfshirjen e ndonjë zyrtari të lartë që në bashkëpunim me krimin blen vota. Aq me tepër që në këto përgjime të jetë i përfshirë vetë kryeministri.

Basha në BBC: Protesta vjen si pasojë e një krize të thellë politike në vend, pavarësisht nga raporti i “karamelizuar” i Komisionit Europian.

FAKTI 4: KE është institucioni që ka një rreptësi maksimale kur vjen puna tek ‘korrigjimi’ i provimeve të shteteve në përmbushjen e kushteve. Dhe KE, që vitin që shkoi është shprehur prerazi që Shqipëria dhe Maqedonia e veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

Basha në BBC: Fatkeqësisht, është pothuajse vendosur shtyrja e negociatave. Vendet anëtare kanë arritur në përfundimin se përparimi i Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve të BE për hapjen e negociatave, është i pamjaftueshme.

Fakti 5: Akoma nuk ka një vendim për negociatat dhe ato varen nga vendet anëtare dhe politikat e tyre të brendshme ku ekstremistët po rriten ndjeshëm dhe janë kundër zgjerimit të BE-së. Pra, nuk ka të bëjë fare në janë plotësuar apo jo kushtet nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por ekstremistët janë kundër BE-së në koncept./Lexo.al

Next Post
Austria/Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë në shtator

Austria/Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In