• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ De Biasi: Respekt çdokujt, frikë askujt

by A R
11/12/2015 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po e pret me qetësi shortin e së shtunës për Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Nuk e preferon asnjë kundërshtar, pasi të gjithë pjesëmarrësit i konsideron të fortë. Megjithëkëtë, nuk i frikësohet askujt. Objektivin e Shqipërisë në “Euro 2016” do ta kumtojë pas shortit. Por, premton se ekipi kuqezi në Francë do t’i përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Përzgjedhësi i kuqezinjve, Gianni De Biasi flet për “Zërin”

Gianni De Biasi po e pret me ethe shortin e Kampionatit Evropian, i cili do të hidhet të shtunën. Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, së cilës ia siguroi kualifikimin historik në këtë eveniment, thotë se nuk e ka problem, cilëndo skuadër që i bie në short. Ai nuk ka frikë nga ndonjë kundërshtar, por nuk sheh as kundërshtar të lehtë, të cilin do ta zgjidhte. Italiani premton se do ta bëjë më të mirën, që ta ndërtojë një skuadër kompakte në Evropian, për t’iu bërë ballë skuadrave kundërshtare.

“Nuk dua ta zgjedh asnjë skuadër që e preferoj në grup, e as që do të doja ta evitoja. I marrim skuadrat një nga një. Jemi në vazon e katërt dhe nuk kemi probleme. Duke e pasur parasysh se të gjithë janë të fortë, nuk kemi dëshirë ta evitojmë askënd”, u shpreh fillimisht De Biasi, në një bisedë për “Zërin”.

Hera e parë, e rëndësishme dhe emocionuese

Sigurisht, Lorik Cana me shokë nuk do të shkojnë në Francë me flamur të bardhë. Ish-trajneri i Udineses e konsideron këtë sfidë si mjaft emocionuese, por edhe sfiduese, për t’i treguar Evropës, por edhe botës, se shqiptarët dinë të luajnë futboll.

“Hera e parë, si gjithmonë, është mjaft e rëndësishme dhe emocionuese për të gjithë. Shkojmë të bindur, duke shpresuar që të kemi një short të mirë, dhe më pas, të shohim se çka të bëjmë”, vazhdoi italiani.

Pa e ditur se me kë do të luajë Shqipëria në Evropian, Gianni nuk flet për objektiva. “Sa u përket objektivave, do të flasim pasi t’i mësojmë kundërshtarët”, vijoi ai.

Në Francë, me ekip të njëjtë

Në Francë, Shqipëria kryesisht do të paraqitet me ekipin e njëjtë, me të cilin u paraqit në fazën eliminatore. Mirëpo, nuk përjashtohen edhe befasitë, në rast të ndonjë lëndimi apo rënieje të formës, së ndonjërit prej lojtarëve aktualë.

“Shpresoj të mos ketë befasi në ekipin tim të Evropianit. Nuk varet nga unë. Unë zgjedh në bazë të lojtarëve, se si janë, duke shpresuar që të mos ketë probleme me lëndime dhe gjëra të tilla”, nënvizoi De Biasi.

S’ka koment për Bernard Berishën

Bernard Berisha është njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Skënderbeut dhe ditëve të fundit spekulohej se futbollisti pejan mund ta marrë një ftesë nga trajneri italian. “Zëri” e ka pyetur për këtë punë personin përgjegjës, i cili nuk dha një përgjigje të qartë, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë. “No comment për Bernard Berishën”, u shpreh De Biasi. Shqipëria e bëri një kampanjë impresionuese në eliminatore dhe futbollistët e Kombëtares kanë premtuar se do të mundohen ta bëjnë krenar dhe ta prezantojnë sa më mirë vendin e tyre në Francë. Zeri.info

Next Post

Rita Ora sonte performon me Andrea Bocelli-n?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In