• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Ambasadori rus: Ja pse nuk kemi marrëdhënie në nivele të larta mes Tiranës dhe Moskës

by Java News
13/11/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ambasadori të Federatës Ruse në Tiranë Mikhail Afanasiev, për emisionin “Zona Zero” në Top News ka shpjeguar arsyet se ose marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë nuk janë në nivelin e duhur.

Ai shprehet se mungojnë takimet e nivelit të lartë mes dy shteteve, e për këtë duket se fajin ai hedh Tiranës zyrtare, e cila po vendos sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Moskës.

“Vizita e fundit e nivelit të lartë u zhvillua në shkurt 2020, kur kryeministri Edi Rama vizitoi Moskën në cilësinë e Ministrit të Jashtëm dhe Kryetarit të OSBE-së. Që atëherë, praktikisht nuk ka pasur kontakte politike midis vendeve tona. Bini dakord që shpeshtësia e kontakteve dypalëshe, shkëmbimi i rregullt i vizitave janë një tregues i nivelit të marrëdhënieve. Nga ana tjetër, për fat të keq, ne kemi një vëllim mjaft të ulët të bashkëpunimit dypalësh tregtar dhe ekonomik. Për këtë, mesa duket, të dyja palët mbajnë pjesën e përgjegjësisë, pasi në çdo marrëdhënie nevojitet interes i ndërsjellë”, shprehet ambasadori Afansiev. Më poshtë intervista e dhënë për Top News.

Jona Mançellari: Për të qenë më të saktë, Shoqata e Miqësisë mbushi 75 vjet vitin e kaluar. Për shkak të masave kufizuese antikovid, u detyruam të shtynim festimin e kësaj ngjarjeje në një datë të mëvonshme.

Mikhail Afanasiev: Në dakordësi me kryesinë e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi, aktiviteti festiv u zhvillua ditën e premte, më datë 29 tetor. Kjo ngjarje mblodhi së bashku anëtarë të Shoqatës, miq të tjerë të Rusisë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave të veteranëve të luftës, si edhe bashkatdhetarë rusë që jetojnë në këtë vend.

Pjesa solemne ishin fjalët përshëndetëse të kryetarëve të Shoqatave: “Shqipëri-Rusi” dhe, nëpërmjet një video-lidhjeje, “Rusi-Shqipëri”. U mbajt edhe një koncert, ku morën pjesë interpretues shqiptarë dhe rusë. Kishte shumë muzikë, shumë këngë, valle, balet, këndim koral. Ne besojmë se një ngjarje e tillë ishte shumë e rëndësishme dhe e nevojshme në kushtet, kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shqipërisë ndodhen në një nivel mjaft të ulët.

Sidoqoftë, ne u bindëm sërish se në Shqipëri ka shumë miq të Rusisë, njerëz, të cilët mbështesin me sinqeritet zhvillimin e marrëdhënieve midis vendeve tona. Është kënaqësi që mes pjesëmarrësve të këtij aktiviteti dhe mes anëtarëve të Shoqatës së Miqësisë nuk ka vetëm përfaqësues të brezit të vjetër që kanë përjetuar vitet e miqësisë së madhe sovjeto-shqiptare, por edhe të brezit të ri që sot zënë poste në organizata të ndryshme civile, qarqe akademike, janë të angazhuar në biznes, studentë, të rinj të interesuar për kulturën ruse, të cilët e duan Rusinë, gjuhën ruse dhe kanë dëshirë ta mësojnë atë.

Organizata të tilla janë një urëz lidhëse që bashkon vendet tona. Jam i sigurt se veprimtaria e tyre ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mbështjetje e mirë në forcimin e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të popujve tanë, do të na lejojë të njihemi më thellë me njëri-tjetrin, të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje reciproke.

Jona Mançellari: Më lejoni të ndalem te fraza Juaj se marrëdhëniet nuk janë në nivelet më të larta.  Pse?

Mikhail Afanasiev: Mendoj që është një fakt i qartë. Nëse keni vënë re, kontaktet politike midis vendeve tona aktualisht janë tepër të rralla. Vizita e fundit e nivelit të lartë u zhvillua në shkurt 2020, kur kryeministri E.Rama vizitoi Moskën në cilësinë e Ministrit të Jashtëm dhe Kryetarit të OSBE-së. Që atëherë, praktikisht nuk ka patur kontakte politike midis vendeve tona.

Bini dakord që shpeshtësia e kontakteve dypalëshe, shkëmbimi i rregullt i vizitave janë një tregues i nivelit të marrëdhënieve. Nga ana tjetër, për fat të keq, ne kemi një vëllim mjaft të ulët të bashkëpunimit dypalësh tregtar dhe ekonomik. Për këtë, mesa duket, të dyja palët mbajnë pjesën e përgjegjësisë, pasi në çdo marrëdhënie nevojitet interes i ndërsjellë. Në Shqipëri ka përfaqësues të degëve të ndryshme të industrisë, biznesit, bujqësisë, të cilët dëshirojnë të vendosin lidhje me Rusinë.

Një interes të tillë shfaq edhe biznesi rus. Por, në këtë rast vepron një “por”: në marrëdhëniet midis vendeve evropiane, para së gjithash, Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse vepron një regjim sanksionesh. Shqipëria, si një vend, i cili përgatitet për anëtarësim në BE, mbështet të gjitha vendimet e sanksioneve, të miratuara nga Brukseli. Rusia, nga ana tjetër, vendosi regjimin kundër këtyre sanksioneve.

Si rezultat, vëllimi i bashkëpunimit tonë ekonomik është reduktuar në minimum. Ekzistojnë disa tendenca pozitive në fushën e tregtisë dypalëshe, por vetëm për ato mallra e produkte, të cilat nuk janë përfshirë në listën e sanksioneve. Ajo që Shqipëria mund të na ofrojë, para së gjithash, janë produktet bujqësore, të cilat praktikisht janë të ndaluara si pasojë e vendosjes së sanksioneve.

Megjithatë, ne nuk mendojmë se kjo situatë është pa zgjidhje. Në të ardhmen ne shpresojmë në rifillimin e plotë të punës së Komisionit Dypalësh Ndërqeveritar Shqiptaro – Rus për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik. Formalisht ky komision tashmë ekziston prej shumë vitesh, por praktikisht nuk funksionon. Megjithatë, ka shenja se të dyja palët po shfaqin interes për rikthimin në normalitet të veprimtarisë së Komisionit. Ndër lajmet e mira, mund të përmend faktin se turizmi rus më në fund ka zbuluar Shqipërinë.

Këtë vit dhjetëra mijëra turistë rusë e kanë vizituar atë. Përshtypjet e përgjithshme të pushuesve janë shumë pozitive. Aktualisht qytetarët rusë kanë përfituar nga mundësia e dhënë nga qeveria shqiptare, e cila ka hequr regjimin e vizave për turistët në periudhën e pushimeve verore.

Përveç kësaj, kompanitë ajrore ruse tashmë kryejnë fluturime të rregullta javore nga Moska në Tiranë, nga Ekaterinburgu në Tiranë. Pra, kur them se marrëdhëniet mes vendeve tona nuk janë në nivelin më të lartë, kjo nuk do të thotë se ato janë buzë greminës. Në sferën politike ne kemi një arsye të mirë për t’iu kthyer konsultimeve politike në kuadrin e pjesëmarrjes së shpejti të Shqipërisë në punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme. Jam i sigurt se kontakte dhe diskutime përkatëse do të ketë tashmë në një të ardhme të afërt.

Jona Mançellari: Pak ditë më parë Ju festuat dhe Ditën e Unitetit Kombëtar. Cila është domethënia e kësaj dite?

Mikhail Afanasiev: Dita e Unitetit Kombëtar është një festë e rëndësishme shtetërore, në të njëjtën kohë mjaft e re. Festimi i saj filloi vetëm në vitin 2005. Sidoqoftë, kjo Ditë ka hyrë bindshëm në kalendarin festiv të qytetarëve rusë dhe është kthyer në një ngjarje të shënuar, simbolike për vendin tonë.

Nga këndvështrimi historik, bëhet fjalë për ngjarjet e 400 viteve më parë. Në vitin 1612, forcat vullnetare të bashkuara ruse dëbuan nga Moska trupat polake dhe qeverinë marionetë të kolaboracionistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Si rezultat, u rimëkëmb pushteti shtetëror kombëtar dhe nisi rilindja e shtetësisë ruse.

Ky proces u drejtua për shumë shekuj nga dinastia e carëve Romanovë. Përse kjo festë lindi në shekullin XXI? Kjo, mesa duket, mund të shpjegohet me nevojën e shoqërisë për të patur një faktor që i bashkon, pa përjashtim, të gjithë qytetarët rusë, pavarësisht origjinës, kombësisë apo besimit fetar.

Me të drejtë, një faktor i tillë u bë kujtesa historike për ngjarjet e Kohës së Trazirave të Mëdha, kur nën rrezik u gjend ekzistenca e vetë shtetit rus. Do t’i lejoj vetes të kujtoj se në fillim të mijëvjeçarit të XXI Rusia sapo kishte nisur të dilte nga kriza, si rezultat i rënies së Bashkimit Sovjetik. Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar Rusia ndodhej në krizën më të ashpër ekonomike, sociale e politike. Njerëzit humbën besimin te e ardhmja, nisën të formoheshin lëvizje separatiste, u ndërmorën përpjekje për të nxjerrë rajonet ruse jashtë kontrollit të Moskës.

Rusia u bë shënjestër e një sulmi të drejtpërdrejtë nga forcat e terrorizmit ndërkombëtar, i cili ushqeu në mënyrë aktive ndjenjat ekstremiste dhe separatiste. Ju, sigurisht, mbani mend veprimet e terroristëve dhe separatistëve në Kaukazin e Veriut. Por nga fillimi i viteve 2000, këto tendenca u ndalën, Rusia u rilind sërish.

Ekonomia dhe prestigji ndërkombëtar i saj u rivendosën, ndërsa vendi u bashkua në një bazë të re federale, si rezultat i së cilës një qendër e fuqishme federale dhe rajone të pavarura të afta filluan të funksionojnë në mënyrë efektive. Në këtë situatë, lindja e një feste të tillë u bë një ngjarje historike, e cila dëshmon për ngjashmërinë e ngjarjeve, të ndodhura në kohët e sotme, me ngjarjet e 400 viteve më parë.

Rusia përsëri e ndjeu veten si një vend i madh e i bashkuar. Kjo është shumë e rëndësishme dhe rusët e mbajnë mend gjithmonë këtë./ Gazeta Shqip

Next Post
OSHEE jep njoftimin për ditën e hënë: Ja cilat zona të Tiranës mbesin pa energji, ja oraret

OSHEE jep njoftimin për ditën e hënë: Ja cilat zona të Tiranës mbesin pa energji, ja oraret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com