• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

INTERPOL konfiskon 17 mijë teste false të koronavirusit

by A R
22/07/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimeve dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme.

Në operacionin që është zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – qershor 2020 nga INTERPOL-i dhe Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, në 77 vende, janë kapur mbi 12,000 tonelata mallra, në vlerë prej 40 milionë dollarësh, thuhet në njoftim.

Po sipas tij, 19 organizata kriminale janë shpërbërë dhe 407 persona janë arrestuar.

Përveç testeve të rreme për koronavirus janë konfiskuar edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mish nga kafshë të vrara në mënyrë të paligjshme dhe produkte false mjekësore.

Në Bullgari është zbuluar një depo me djathë të infektuar me bakterin E.Coli, ndërsa në Jordani janë kapur 6,500 litra pije energjike me afat të skaduar dhe mbi shtatë tonelata qumësht dhe djathë i prishur.

Në Afrikën e Jugut, një dërgesë nga Azia, që supozohej se kishte pajisje mbrojtëse mjekësore, kishte në të vërtetë fruta deti, tha INTERPOL.

“Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Alkooli i kontrabanduar përbën pjesën më të madhe të mallrave të konfiskuara dhe vlera e tij është më shumë se 20 milionë dollarë, tha INTERPOL.

Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit tash e nëntë vjet, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh. /REL

Next Post
Racizmi i serbëve nuk njeh kufij: Të censurohet Dua Lipa…

Bashkimi i trojeve shqiptare, BBC: Dua Lipa ka ndezur polemika në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In