• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

International Cup/ Reali e mposht sërish Juven

by Java News
05/08/2018 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshjet e radhës në turneun veror të “International Champions Cup” panë fitues dy ekipet milaneze, Milan e Inter, dhe si humbës Juventusin.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gennaro Gattuso arritën në sfidën e tyre të fundit në këtë turne në SHBA, që të mposhtin kampionët spanjollë të Barcelonës. Milani fitoi ndaj katalanasve të Valverdes me rezultatin 1-0, megjithëse tekniku “blaugrana” kishte aktivizuar disa të rinj dhe blerjet e reja.

Ai që vendosi fatin në favor të Milanit ishte Andre Silva, që shënoi golin e fitores për italianët në minutën e 93-të, në takimin e fundit që mban fanellën me numrin 9 mbi shpinë.

Me rezultatin 1-0 fitoi edhe Interi ndaj skuadrës së Lyonit, të zhvilluar në Via del Mare të Lecces. Këtë radhë nuk shkëlqeu Icardi, por Lautaro Martinez dhe portieri Handanoviç. Ky i fundit shpëtoi zikaltrit me pritjet e tij në pjesën e parë, ndërkohë që Martinez shënoi golin e fitores për të besuarit e Spallettit.

Ndeshje zyrtare apo miqësore, pak rëndësi ka. Reali i Madridit vazhdon të jetë një makth për Juventusin e Allegrit. Skuadra kampione e Italisë, pa Cristiano Ronaldon në radhët e saj, është mposhtur sërish nga spanjollët, këtë radhë për “International Champions Cup” me rezultatin 3-1.

“Los Blancos”-it bënë gjithçka; Carvajal shënoi autogol duke i dhënë avantazhin Juventusit, por më pas skuadra e Lopeteguit përmbysi rezultatin. Bale barazoi shifrat në 1-1, ndërkohe që në pjesën e dytë u shfaq Asensio, që shënoi dy herë në minutat 47 dhe 56, për t’iu dhënë fitoren 3-1 kampionëve të Europës. Top Channel

Next Post
Shkrimi i turistit suedez që çmendi regjimin në ‘88: Nata ime e zjarrtë me punonjësen e hotelit në Sarandë!

Turisti polak përfundon pa ndjenja, e shpëton roja bregdetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In