• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë/ Komuniteti i Energjisë hap çështje kundër Serbisë

by Java News
14/10/2016 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës zhvilloi punimet takimi i 14-të i Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë. Tryezën e drejtoi Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike të Bosnje Hercegovinës Mirko Sarovic dhe Drejtori për Energjinë në Komisionin Evropian Dominique Ristori. Shqipëria përfaqohej në këtë takim prej Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e ngërçit të krijuar nga Serbia për futjen në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve, tashmë e përfunduar dhe inauguruar. Fakt ky që sipas tyre po shkakton mospërdorimin e të ardhurave nga alokimi i këtyre kapaciteteve.

Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që sistemi i transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit. Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pas shqetësimit të shprehur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë doli me vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke i lënë 31 Dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën. Në këtë çështje, Serbia mbeti e vetme pasi kishte kundër edhe Ukrainën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Ky është hap serioz që institucionet europiane ndërmarrin ndaj Serbisë e cila vazhdon të mospërmbushë detyrimet e marra përsipër edhe në marrëveshjen e Brukselit për dhënien e pavarësisë së sistemit të transmetimit të Kosovës.

Në këtë konferencë u miratuan edhe lista e projekteve me interes për vendet anetare të Komunitetit të Energjisë, në të cilën u përfshinë projekte me interes strategjik për vendin si gazsjellësi Shqipëri-Kosovë, linja 400 kV Shqipëri-Maqedoni, e cila tashmë ka siguruar financimin dhe pritet të fillojë investimi në vitin 2017.

ma.me

Next Post
Fier, arrestohet i kërkuari në Itali për prostitucion

24-vjeçarja braktisi foshnjën, prindërit: E mashtruan vajzën, e trafikuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In