Sampdoria ka shuar ëndrrën e Interit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Gjenova, ka mposhtur 1:2 Interin në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së 30-të.
Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, kur Interi në minutën e 35-të, kaloi në epërsi me anë të D’Ambrosoi.
Sampdoria u rikthye në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola, me nëpërmjet Schick në minutën e 50-të dhe Quagliarellas nga penalltia në minutën e 85-të.
Kjo humbje e lë Interin në vendin e gjashtë me 55 pikë, dhe pa asnjë shpresë për Ligën e Kampionëve. (b.an)