Interi është rikthyer të fitojë, pas humbjes mes polemikash, pësuar fundjavën e kaluar ndaj Romës.
Zikaltërit mposhtën Cagliarin me rezultatin 1-5, në një ndeshje të dominuar tërësisht prej tyre.
Perisiç me dy gola, Banega dhe Icardi dhe Gagliardini me nga një gol, ishin futbollistët që udhëhoqën Interin drejt suksesit.
Edhe Juventus ka prishur serinë e shtatë fitoreve radhazi, duke u ndalur në barazim 1-1 me Udinezen vendase.
Zapata për vendasit dhe Bonucci për Juven, ishin autorët e golave të këtij takimi.
Pavarsisht barazimit, Juventus vazhdon të udhëheqë e qetë Serinë A, me tetë pikë më tepër se Roma e vendit të dytë.
Fitore të çmendur mori edhe Torino e Arlind Ajetit, megjithse mbrojtësi kuqezi e pa ndeshjen nga stoli.
Heroi ishte Belotti i cili shënoi një tripletë në pjesën e dytë dhe përmbysi avantazhin e arritur nga Palermo në pjesën e parë.