Nuk fitonte prej 8 ndeshjeve radhazi, duke humbur jo vetëm kreun e renditjes në Serie A, por duke rrezikuar edhe Champions League, por më në fund Inter kthehet te suksesi, duke fituar 2-1 ndaj Bologna-s. Ky trepikësh e ngjit në vendin e tretë, duke parakaluar Lazion dhe njëkohësisht duke i ikur Romës.
Që në minutën e dytë Eder kalon zikaltrit në avantazh. Por Bologna barazon me një “ish” në 25’, pikërisht me anë të Palacio. Kaq për pjesën e parë.
Në të dytën është një emër i panjohur që kalon vendasit në avantazh, Karamoh shënon në 63’. Më pas Bologna mbetet me 10 lojtarë, madje në fund me 9 të tillë. Pas 8 minutave shtesë mbyllet 2-1 për Inter. (Shqiptarja.com)