Interi dhe Icardi kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës, kështu thotë Ausilio.Piero Ausilio ka qetësuar tifozët zikaltër për sulmuesin, Mauro Icardi, duke theksuar se kapiteni do të qëndrojë gjatë te Interi.
“Për Icardin nuk jemi të shqetësuar, pasi të 2 palët jemi të bindur të vazhdojmë bashkëpunimin”, u shpreh Ausilio.
“Së shpejti do të organizojmë ndonjë takim, ku do të bisedojmë për rinovimin, por tani në janar, kemi të tjera punë”, shtoi ai, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)