• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Interesat e depozitave zbresin, qytetarët nisin të tërheqin paratë

by Java News
03/07/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të kursesh para dhe i fut ato në bankë për një afat 12 mujor, kthimi nga investimi është më pak se 1% për gjithë vitin. Duke pasur parasysh që duhet paguar dhe 15% mbi interesat e fituara, shuma që mbetet, sidomos për depozitat e vogla është minimale.

Interesi mesatar vjetor i depozitave të reja në lekë në muajin maj ishte 0.84%, nga 0.93% në muajin e mëparshëm, sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët historik i depozitave në lekë. Vetëm një vit më parë, kthyeshmëria nga depozitat 12 mujore ishte 1.6%.

Edhe norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte 0.84% në maj, nga 0.89% muajin e mëparshëm.

Kjo rënie e fitimeve nga depozitat ka ardhur si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që ka ulur 15 herë normën bazë (që shërben si refencë në treg) nga shtatori 2011, duke e zbritur nga 5.25% në 1.25% aktualisht.

Individët kanë reaguar duke zhvendosur kursimet në depozita më afatgjata (mbi 2 vjeçare), duke iu drejtuar fondeve të investimeve, apo dhe alternativave më pak të kontrolluara si bursat online, apo dhënien e parave me fajde.

Depozituesit tërheqin kursimet me afat në lekë

Rënia e interesave ka bërë që individët që kanë depozita me afat në lekë të dekurajohen dhe të heqin kursimet e tyre në banka, apo të mos i rinovojnë më ato. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo tendencë ka vijuar edhe në maj, teksa depozitat me afat të individëve kanë zbritur në 312.6 miliardë lekë, me një rënie prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, depozitat në maj arritën në 975 miliardë lekë, duke u reduktuar me 2.4 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm. Ndërsa me bazë vjetore (krahasim me majin 2015), depozitat në total kanë rënë lehtë me rreth 0.1%./monitor/a.k depoz-300x151intres-300x128

Next Post

Kapshticë, ndalohen 10 emigrantë, mes tyre dhe një foshnje 6 muajshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

Murrizi ironizon protestën e PD: Të enjten votojnë për Ramën, të shtunën të ftojnë për rrëzimin e tij

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In