• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Interesa tërësisht personale”/ Salianji kundër Bashës: Shërbyesi kryesor i Ramës. Mori çdo mundësi nga PD, dështoi në çdo betejë

by Java News
29/05/2023 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se rikthimi i Lulzim Bashës është për interesat e tij personale.

I ftuar në Panorama TV Salianji u shpreh se Basha duhet të largohet dhe t’i lërë demokratët që të bashkohen.

Salianji tha gjithashtu se Bashës i janë dhënë të gjitha mundësinë e mundshme nga demokratët, por se është pikërisht ai që e katandisi PD-në në gjendjen ku ndodhet sot, duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Pse është rishfaqur Basha?
Salianji: Thellësisht për interes personal. Logjika më çon se është për t’i shërbyer Edi Ramës, për t’i vendosur një barrierë tjetër bashkimit të demokratëve. Ndërkohë që demokratët janë detyruar të ulen të bashkëpunojnë me kolegë të PS në komisione, sot deputetet e dalë nga lista nuk ulen me njëri tjetrin. Nuk ka një interes për të ndihmuar demokratet.

Mendoni se Basha po kërkon të jetë në krye të PD?

Salianji: Nuk duhet marrë seriozisht fare, për ta thënë në mënyrë metaforike. Është si dikush që zgjohet nga gjumi kap play station-n dhe mendon se do luajë. 20 njerëz i mbledh edhe militanti më fundor. Mund t’i mbledhë dhe të thotë do jem shpëtimtari. Po t;ju them unë që ai do jetë shpëtimtari, ju nuk do e mbani dot të qeshurën.

Këtu ka vetëm një gjë. Nuk është njeri që mban përgjegjësi. Ka marrë çdo benefit të mundshëm nga demokratët dhe e katandisi PD në këtë gjendje që është sot. Nëse do kishte përgjegjësi duhet ta kishte mbyllur, duhet të kishte lënë edhe mandatin e deputetit, të hynte një deputet tjetër dhe të vazhdonte punën e vet. Politika nuk është një profesion i përjetshëm. Ai dështoi në çdo betejë, por edhe në çdo nismë që ka ndërmarrë qeveria apo PD. Si do rikthehet? Një njeri që del i fundit në çdo garë, ka logon, siglën, mbështetjen ndërkombëtare dhe del i fundit. Si do ta mundësh Edi Ramën kur nuk bind dot 5 njerëz?

Persona të tillë i shërbejnë agjendave okulte që duan të dëmtojnë opozitën. Opozita duhet të ridimensionohet duke mos e përfshirë fare. La bashkitë, la mandatet, la reformën territoriale dhe reformën administrative. Ka qytetarë që nuk mendojnë dot se shërbyesi kryesor i Edi Ramës ka qenë ai. Na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera dhe të mos bëhet pengesë e të mos vendosë një barrikadë tjetër opozitës./m.j

Next Post
Emrat/ Nga Mustafa Nano tek Fate Velaj, qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve. Visho Ajazi pensionohet…!

Emrat/ Nga Mustafa Nano tek Fate Velaj, qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve. Visho Ajazi pensionohet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In