• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inter/Prapaskenat për Icardin, Vanda ngatërron punë

by Java News
13/01/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është çështje ditësh, ose për të qenë të saktë: Të martën do të jetë takimi i parë për rinovimin e Mauro Ikardit me Interin. Për momentin është vendosur data ku dy drejtuesit zikaltër, Bepe Marota dhe Auzilio, do të takojnë menaxheren e lojtarit Vanda Nara.

Interi nuk ka ndërmend që të humbasë kapitenin, por nga ana tjetër kërkon që gjërat të bëhen me qetësi dhe pa shumë publicitet në rrjetet sociale. Për këtë pjesë duhet të mendojë bashkëshortja-menaxhere e argjentinasit, e cila gjithashtu duhet të limitojë fotot dhe përmbajtjet që lidhen me tratativën mes Interit dhe zikaltërve.

Në anën tjetër, lojtari është duke u stërvitur në vazhdimësi me skuadrën, edhe pse ndeshjen e parë të vitit me shumë mundësi do ta nisë nga stoli. Nuk është një ndëshkim për vonesën e rikthimit në stërvitje, sepse ajo u mbyll me gjobën 100 mijë euro. Por duket se trajneri do t’i japë besim Lautaro Martinezit.

7 milionë euro- Mediat italiane bëjnë me dije se Interi është gati t’i ofrojë një pagë 7 milionë euro (e cila mund të shkojë në 8 me bonuset) dhe kontratë deri në vitin 2023, por pavarësisht rritjes prej 2,5 milionë eurove, duket se Vanda Nara nuk do ta japë lehtësisht fjalën dhe përgjigjen pozitive për të vazhduar bashkëpunimin.

Qëllimi i saj është ta çojë rrogën e bashkëshortit në 10 milionë euro në sezon, por zikaltrit nuk munden për shkak të bilancit. Urdhër i Zhang- Stiven Zhang dhe Marota thanë se nuk janë të shqetësuar dhe situata e Ikardit do të zgjidhet shumë shpejt. Sipas gazetës “Tuttosport”, presidenti i Interit u ka dhënë urdhër drejtuesve, në veçanti Marotës, që ta mbyllin sa më shpejt këtë temë dhe të rinovojnë kontratën me kapitenin e skuadrës.

Ai u ka lënë dorë të lirë që të veprojnë dhe kërkon përgjigje pozitive që në takimin e parë. Sepse kjo është tratativa e tij e parë si president dhe shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit. Reali, Çelsi dhe shumë skuadra të tjera janë gati ta rrëmbejnë, por Interi s’ka ndërmend ta lërë të lirë. (Panorama)

Next Post
Europol/ Ky është shqiptari më i kërkuar

Europol/ Ky është shqiptari më i kërkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In