• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inter, Marotta rregullon çështjen “Icardi”

by Java News
14/02/2019 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inter dhe futbollisti më i vlefshëm i ekipit zikaltër nuk janë të distancuar aq sa mendohet, e aq sa tifozët mund të kenë krijuar bindje pas polemikave të fundit. Skuadra zikaltër e zhveshi sulmuesin argjentinas nga shiriti i kapitenit, duke diktuar një linjë të fortë përballë pretendimeve për rinovimin e kontratës dhe kaosin e krijuar nga deklaratat e përfaqësueses së lojtarit.

Refuzimi i Mauro Icardit për t’u grumbulluar për ndeshjen e Europa League hapi skenarët e një përplasjeje frontale, por nuk duket se divorci do të jetë zgjidhje.

Interi do të vijojë me tratativën e rinovimit të kontratës aktuale, që skadon në vitin 2021, duke i qëndruar propozimit të tyre për 7 milionë euro në sezon, nga paga aktuale e Icardit prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset.

Kërkesa e Ëanda Narës, gruas që bën edhe agjenten e lojtarit, ka qenë për 10 milionë euro në sezon, por larg pretendimeve të skuadrës.

Objektivi kryesor i Interit është të heqë klauzolën 110 milionë euro të zbatueshme për largimin brenda 15 korrikut të çdo viti. Drejtori i ri, Beppe Marotta nuk i ka pëlqyer asnjëherë te Juve, pikërisht sepse i ka përdorur te bardhezinjtë për t’i marrë të tjerëve lojtarët më të mirë.

Linja është e qartë: çdo futbollist përfaqëson një histori më vete e do të negociohet për secilin.

Kontrata ishte një motiv ndikues, por jo vendimtar në heqjen e shiritit të kapitenit, pasi problemi i vërtetë janë polemikat rreth ekipit dhe përplasjet me disa lojtarë. Nëse Interi vendos të mbajë Icardin, do të duhet të sakrifikojë kroatët Perisiç dhe Brozoviç, dy lojtarët që janë më kritikuesit ndaj ish-kapitenit, tani e shumë kohë më parë.

/a.meta

Next Post
FOTO/ Kim shfaqet intime me bashkëshortin për Shën Valentin

FOTO/ Kim shfaqet intime me bashkëshortin për Shën Valentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In