• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intensifikim i protestave, Spaho paralajmëron ndërkombëtarët, Bogdani tregon kushtet për zgjedhjet e qershorit

by Java News
16/04/2019 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita paralajmëron intensifikim të protestave pas tubimit të 13 prillit. Në një intervistë për A2 CNN, nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se demokratet do përdorin çdo mjet për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë në 30 qershor.

Pas tubimit 13 prillit, paralajmërimi i opozitës është për intensifikim të protestave. Përkundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pikërisht ditën e protestës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor,  nënkryetari demokrat, Edmond Spaho thotë se opozita do te përdorë çdo mjet për të mos lejuar zgjedhje fasadë.

“Zgjedhje në qershor nuk ka për të pasur. Fakti që po zhvillojmë protesta qytetare tregon se të gjitha format e mundshme, në varësi të zhvillimeve politike mund të merren në konsideratë”, tha ai.

Spaho i kërkon edhe faktorit ndërkombëtar të parandalojë përshkallëzimin e situatës.

“Duhet të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe përsëritjen e skenarëve, të cilët asnjeri nuk ka dëshirë të shfaqen”, u shpreh Spaho.

Me këtë, ai la të nënkuptohet dhuna.

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Gert Bogdani, ishte i ftuar në “Dita Jonë” nga ku u shpreh se Partia Demokratike mund të regjistrohet në zgjedhjet vendore, duke i qëndruar kushtit që Rama të largohet, por duke i dhënë vetes hapësirë dhe kohë.

“PD e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me zotin Rama Kryeministër, i ka dhënë provat se zgjedhjet i vjedh”.

Ju keni vënë kushtet tuaja, por çfarë jeni të gatshëm të lëshoni? A jeni ju të gatshëm të gjeni një kompromis?

Gert Bogdani: Të marrim pjesë në zgjedhje dhe të vazhdojmë rrugën siç duhet të jetë në një Shqipëri normale dhe në një sistem normal demokratik.

A do të ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale ndoshta një shprehje e këtij vullneti?

Gert Bogdani: Besoj se po nëse do të jenë në tavolinën e diskutimit dhe këto diskutime shkojnë mirë, regjistrimi do të ishte një shprehje e vullnetit. Patjetër që kompromisi është shumë i rëndësishëm dhe kompromisi zgjidh krizat.

g.kosovari
Next Post
A ka më shpresë për mbijetesë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?

Akti naiv i Sali Berishës, me të cilin eleminoi opozitën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In