Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi për inovacion.
Rama u shpreh se brenda mandatit të ardhshëm, PS do të prezantojë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Më tej ai u shpreh se s’do ketë më as pensione me zarfe, falë inteligjencës artificiale.
“Proceset janë arkaike. Ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Do të thotë se do të prokurohet pa letra. do të prokurohet me procedura ku konkurrentët
S’do kenë kontakt me asnjë lloj komisionari, dhe ku çdokush që është më sipër s’do mund të influencojë tenderin. Kompania do të sjellë projektin, do japë çmimin, dhe do presë rezultatin.
Një tjetër drejtim që do e përdorim Inteligjencën Artificiale, që në janar, është ndjekja e evazionit në transaksionet financiare të të gjitha niveleve. Sistemi i fiskalizmit të gjithë biznesit ka nevojë për monitorim. Një pjesë e transaksioneve shmangen, por nuk do të shmangen dot më”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka.
Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një alet të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do ti përdoret po e partinë e vet.
Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat.’- tha Rama./m.j
Po pse se ke bë deri më tani?
Në Maqedoni kartelën bankare pensionistët e kanë qe 20 vjet
Edhe për ndihmat sociale- klientët kanë kartela me decenje