• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Inteligjenca Artificiale, bum në shëndetësi”, mjekja: Mund të zbulojë në kohë kancerin e lëkurës

by S T
23/01/2025 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intelligjenca artificiale (AI) po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në mjekësinë moderne. Mund të ndihmojë me diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Por, çfarë përfitimesh dhe kërcënimesh sjell përdorimi i AI në mjekësi? Për këtë çështje po diskutohet në emisionin “Real Story”.

Inxhinieri fizikant Ermand Mertenika thotë se Inteligjenca Artificiale po bën bum në shëndetësi. Sipas tij, AI së bashku me inteligjencën natyrale bën që proceset të kryhen më shpejt. Megjithatë, ai shtoi se dallimi është që Inteligjenca Artificiale nuk mund të veprojë pa komandën e njeriut.

“AI po bën bumin më shumë në sektorin shëndetësor. Kuptohet se është rëndësia më e madhe. Dallimi mes inteligjencës artificiale dhe asaj natyrale. AI ka kohën e procesimit. Nëse ndërthuret AI dhe natyrale në një kirurgji, kirurgjia bëhet shumë e shpejtë. Ka të bëjë me procesim të shpejtë të informacionit. Truri ynë karakterizohet nga një logjikë uniforme, por do një kohë të gjatë që të analizojë gjërat. Kurse AI është gjuhë programimi, ku ka të bëjë me procesim të shpejtë të informacionit. Funksionon në mënyrë autonome dhe ecën shpejt. Ky është dallimi kryesor midis dy inteligjencave. AI në vende që kanë kapitale dhe eksperimentojnë në sistemet robotike kanë filluar ta shtojnë në sistemin kirurgjikal. Këto robotë kirurgjikalë janë mjaft të përdorshëm, precizioni është i lartë dhe kirurgjia bëhet e shpejtë. Por ai nuk funksionon në mënyrë autonome. Ne jemi ata që japim startin dhe më pas AI funksionon. Inteligjenca natyrale dhe artificiale bashkëpunojnë për një benefit sa më të shpejtë. AI po na dominon në mënyrë indirekte. Disa procese i kryen shumë më shpejt se inteligjenca natyrale por nuk funksionon pa ne.”, u shpreh Mertenika.

Ndërkohë, doktoresha Ela Treko tha se AI ka dhënë një ndihmë të madhe në dermatologji. Sipas saj, me zhvillimin e pajisjeve mjekësore, melanoma, një lloj kanceri, mund të kapet në kohë.

“Në fushën tonë dermatologji, jemi falenderues për hyrjen e AI sepse janë shpëtuar shumë jetë. Sidomos për melanomën, një nga kanceret më agresivë dhe jetë kërcënues, dhe falë dermatoskopisë që ka qenë një aparat i thjeshtë dhe me kalimin dhe avancimin e viteve është bërë aparat që ka sensitivitet të lartë dhe arrihet të kapet melanoma apo kancere të tjerë të lëkurës që në faza fillestare. Kjo ka bërë që të trajtohet dhe të shpëtojë jetë. Një imazh i marrë ka shumë rëndësi, drejtimi, drita, shikohet disa kritere dhe përcaktohet që në një masë të caktuar, rreth 90 për qind ka kriteret e një melanome. Na jep orientim ndonjëherë kur syri klinik gabohet”, u shpreh ajo.

Next Post
Basha në kërkim të një partie me “qira” për zgjedhjet, Stojku mohon t’i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje

Basha në kërkim të një partie me “qira” për zgjedhjet, Stojku mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In