• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Integrimi në RMV, i bllokuar”/ Menduh Thaçi: Ekstremi i djathtë në qeverisje i njohur për antishqiptarizëm. Mbështetet nga Kurti!

by Os De
23/09/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikani Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në emisionin “Real Story”, në ABC News, foli për zhvillimet e rëndësishme politike, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, por edhe në Shqipëri. 

Maqedonia e Veriut do të mbajë më 19 tetor zgjedhjet lokale. Gjatë intervistës, Thaçi u shpreh se në Maqedoninë e Veriut është në qeverisje ekstremi i djathtë që sipas tij është i njohur për antishqiptarizëm, për të cilën thotë se është i çuditshëm fakti që është e mbështetur hapur nga qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin. 

Pjesë nga intervista në studio: 

Sokol Balla: Menduh, do të doja ta nisja me një pyetje të drejtpërdrejtë, partia juaj nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, që duket një veprim të themi jo i zakontë politik. 

Menduh Thaçi: Jo i zakontë dhe jo simpatik në aspektin demokratik. Ne jemi partia më e vjetër e shqiptarëve të Maqedonisë. Bashkërisht biseduam për një kohë të gjatë si të veprojmë në këto momente. Më pëlqeu shumë hyrja që bëtë ju. Jemi në një stad të tillë që në Maqedoni të Veriut është në qeverisje ekstremi i djathtë, i cili është i njohur për antishqiptarizëm dhe në të njëjtën kohë një grup partizash të vogla të shqiptarëve që bashkëqeverisin me të. Çuditërisht këtë ekstrem të djathtë këtë qeverisje e mbështet hapur dhe jo vetëm hapur por edhe në mënyrë të tjera, qeveria e Kosovës, me në krye z.Kurti. Në të njëjtën kohë, besoj edhe opinioni në Shqipëri jeni të informuar që procesi i integrimit në Maqedoni të Veriut është i bllokuar. Dhe që unë kisha shpresa të mëdha deri para një viti se procesi nuk do t’i debllokohet asnjëherë Shqipërisë, që është keq për Shqipërinë po për ne ishte mirë, ja që ndodh edhe kjo. Shqipëria e debllokoi procesin, por ne kemi ngec. Kryesisht, fatin ne e kemi të lidhur me Kosovën si shqiptarë që kemi jetuar në ish Jugosllavi. Dhe ne mundohemi, sidomos partia jonë dhe partitë e tjera sigurisht edhe në Kosovë që të drejtën e konstituencës, vetos, vendimmarrjes apo edhe pavarësisë së Kosovës që e realizuam ne e nxorëm prej të drejtës së konstituencës që e kishim si popull jo si Kosovë. Mendoj se në këtë drejtim dallimi im, me të tjerët politikanë por edhe të tjerët që janë në qeverisje në pikëpamje nuk duket shumë i madh, e shumta nuk i gjykoj pse këta janë në qeverisje se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes qeverisjes së z.Ahmeti dhe këtyre, përveç se kur e majta social demokratët e partive maqedonase ishin në qeveri dhe pozita e shqiptarëve përmirësohej për shkak të gatishmërisë së tyre dhe jo për shkak të suksesit të z.Ahmeti. Unë dalloj me këta politikanë, pajtohem se politika si jeta modernizohet, pajtohem se vjen një kohë tjetër, po me një çështje nuk pajtohem: politika e shqiptarëve sidomos në Maqedoni, asnjëherë nuk duhet t’i ikë mbamendjes së historisë, idealit apo atij motivi kryesor qe ne bashkërisht e kemi nisur këtë betejë. Për shkak se maqedonasit por në përgjithësi edhe sllavët gjithmonë do të veprojnë në atë drejtim që neve të na ‘modernizojnë’ dhe ne t’i harrojmë kërkesat historike apo të drejtat tona që na takojnë edhe historikisht. Maqedonia është e bllokuar, kjo qeveri nuk jep shenja të kompromisit dhe në anën tjetër sistemi i vlerave në Maqedoni është kthyer me kokë poshtë. 

Next Post
Bombarduesit rusë në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

Bombarduesit rusë në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In