• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi / Jo vetëm Franca e Holanda, por ndoshta edhe Micotakis kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

by Java News
10/07/2019 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NUk ndahen telashet tona. Pas ardhjes në pushtet se Kyriakos Mitsotakis, sinjalet nga Athina thonë se takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së në tetor, Greqia ka të ngjarë t’u bashkohet vendeve skeptike si Franca dhe Holanda, duke dalë kundër anëtarësmit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Kabineti i sapoformuar i kryeministrit grek u betua në një ceremoni të zhvilluar në pallatin presidencial në Athinë. Por vetëm pak pasi morën bekimin e Kryepeshkopit Jeronimo, ministrat e rinj dhe kryeministri grek deklaruan se mbetet të përkushtuar për të penguar hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

 

“Po marr detyrën mes ndjeshmërisë në rritje për shkak të marrëveshjes së papranueshme të Prespës. Ne do të përdorim veton në Bashkimin Europian për të reduktuar efektet e kësaj marrëveshjeve dhe për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj këtij pakti”, deklaroi zv/ministri për Maqedoninë dhe Trakën, Theodoros Karaoglou.

 

Të njëjtin paralajmërim mori dhe Shqipëria gjatë periudhës së fushatës, me vetë liderin e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis që kërcënonte të ndalonte procesin e integrimin me vendosjen e vetos nëse Tirana nuk do të respektonte të drejtat e minoritetit grek. Megjithatë qeveria e re ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje, për të cilën duhet pritur muaji tetor. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe çështjet e mbetura pezull, Shqipëria do të negociojë me ministrin e jashtëm të ri grek, Nikos Dendias, i cili është deputet i zgjedhur në zonën e Korfuzit.

 

Por ardhja në pushtet e Demokracisë së Re ka shkaktuar mjaft shqetësime në Bruksel, Berlin dhe Uashington lidhur me ndryshimet në politikën e Greqisë ndaj fqinjëve të Ballkanit.

 

Sigurisht, rreziku kryesor është fati i marrëveshjes historike të nënshkruar nga qeveria e Aleksis Cipras në qershor të vitit 2018 në Prespë, një ngjarje e cilësuar si lajmi më i mirë që vjen nga Ballkani i trazuar në vite. Megjithatë, sipas mediave europiane, Greqia ka të ngjarë të kërcënojë me veto edhe Shqipërinë.

 

“Euroactiv” shkruan se qeveria e re greke se është gati të bllokojë shpresat europiane të Shqipërisë në tetor dhe ndoshta të favorizon ndarjen, në rast se vendet e tjera arrijnë unanimitetin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë.

 

“Fokusi i Greqisë do të vazhdojë të jetë në krizën aktuale politike në Shqipëri dhe në forcimin e luftës kundër sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, një çështje mjaft shqetësuese për Demokracinë e Re”, shkruan “Euroactiv”. Ajo që e ndërlikon më shumë këtë çështje është se trajtimi i pakicës greke në Shqipëri është një çështje shumë emocionale, duke tërhequr tej mase vëmendje mediatike të qytetarëve shqiptarë dhe është po ashtu një çështje shumë e rëndësishme për votuesit e krahut të djathtë të Demokracisë së Re”, shkruan media europiane.

 

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse qeveria e re do të vendosë kushte tepër të ngurta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për caktimin e çështjeve dypalëshe.

 

“Ka shumë të ngjarë Mitsotakis të kërkojë ndryshime duke zbatuar taktikën e zakonshme të ‘shkopit dhe karot; në këtë rast, shkopi do të lidhej me të drejtat e minoritetit greke dhe karota do të ishin shancet e hyrjes së Shqipërisë në BE. Por një bllokim i mundshëm i hyrjes së Shqipërisë në BE nuk do të ishte në dobi të Greqisë, pasi do të minonte stabilitetin e Tiranës dhe do të dobësonte levën evropiane mbi politikën shqiptare. Për më tepër, Greqia do të ishte me siguri e shqetësuar nga lëvizjet drejt një bashkimi të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sigurisht do të shtohen nëse shpresat e pranimit të BE shuhen në shtator”, thekson “Euroactiv”

 

Sipas saj, përgjatë muajve të ardhëm Greqia do të përpiqet të arrijë një ekuilibër mes mbajtjes së presionit të fortë politik mbi Shqipërinë dhe mbajtjes së gjallë të perspektivës evropiane.

 

Në këto kushte, ekspertët pyesin se nëse grekët do t’i rikthehen politikave të papërshtatshme kundrejt rajonit, pasi vetë Mitsotakis ka mbajtur deri më tani një qëndrim mjaft nacionalist ndaj Tiranës dhe Shkupit, duke e quajtur marrëveshjen e emrit “të turpshme”.

 

Në një farë mase, qëndrimi i tij është diktuar nga fakti se 80% e votuesve të Demokracisë së Re e kanë hedhur poshtë marrëveshjen. Megjithatë, shumë analistë në Athinë presin që Mitsotakis të mbajë një politikë të jashtme më të moderuar. Dendias, ministri i sapoemëruar i punëve të jashtme, konsiderohet gjithashtu një politikan i moderuar, edhe pse nuk ka përvojë të mëparshme në politikën e jashtme.

 

Nga njëra anë zyrtarët e partisë kanë argumentuar në mënyrë të përsëritur që marrëveshja është ratifikuar nga të dyja anët dhe se çdo përpjekje që Greqia për ta anuluar do të ishte në dobi të Shkupit në vend të Athinës. Por kjo nuk do të thotë që qeveria e re do të aprovojë nisjen e bisedimeve me Shkupin. Në tetor, kur Këshilli Evropian do të thirret për të vendosur nëse do të japë një datë për bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Greqia ka të ngjarë të rreshtohet në krahun e vendeve skeptike.

 

“Ne do ta shohim situatën si do të zhvillet në atë kohë,” tha Mitsotakis, duke lënë të kuptohet se ai do të qëndrojë pas Francës, Holandës dhe pozitës së Danimarkës nëse ato vendsosin të bllokojnë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Nëse arrihet një unanimet për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, ai ka paralajmëruar se qeveria e tij mund të bllokojë hyrjen e vendit fqinj në kapitujt negociues.(Gazeta Si)

Next Post
KPK i nxori probleme me taksat dhe vlerën e pronave, Zaganjori: Kam 40 vite punë!

Si do të jetë fati i Xhezair Zaganjorit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In