• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Greqia i kundërpërgjigjet Gjermanisë: “Beleri” është çështje e shtetit ligjor

by Java News
14/12/2023 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka komentuar deklaratat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke.

Këtyre deklaratave Marinakis, i është përgjigjur duke thënë se “Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor”, referuar ëështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

“Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit. Newsit.gr shkruan se Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet as kryetar i Bashkisë së Himarës, pas zgjedhjes së tij. Qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, Olaf Solz tha dje, ndër të tjera, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend. “Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. Në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Solz.

/f.s

Next Post
Von der Leyen: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migracionin, shërben si shembull në BE

Von der Leyen: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migracionin, shërben si shembull në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In