• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrim përmes reformave, Xhafaj: Opozita po krijon barriera, po përdor metoda që nuk kanë lidhje me antarësimin në BE

by A R
01/11/2024 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Progres raporti i Bashkimit Europian mbi ecurin e reformave të ndërrmara nga Shqipëria si kritere për rrugën e integrimit, për kryeministrin Edi Rama është më i miri që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i BE Silvio Gonzato u shpreh vlerësues ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj punës së SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Për progres raportin dhe zhvillimet e fundit politike, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, me moderatorin Roland Zili ishte deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj

Z.Xhafaj tha se opozita po krijon barriera dhe po përdor metoda që nuk kanë lidhje me antarësimin në BE apo me një shtet normal demokratik.

Deputeti i PS-së gjithashtu shtoi se kanë si synim që shumë shpejt të hapim dhe grup kapitullin e dytë për antarësimin në Bashkimin Evropian.

Intervista e plotë:

-Edhe sot ambasadoi i delegacionit europian, Silvio Gonzato deklaroi mbështetjen e unionit për të mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Sa real është ky synim i qeverisë?

 Xhafaj: Që nga zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare në 2022 në muajin korrik deri në këtë të fundit, pra në konferencën e dytë është bërë një hap përpara domethënës nga të gjitha institucionet dhe nga niveli i bashkëpunimit me të gjithë organizmat e Bashkimit Evropian. Kemi parë të gjithë që kryenegociatorja dhe ministrja e shtetit për intergrimin ka paraqitur një listë të plotë si të takimeve ashtu dhe të ndryshimeve që janë bërë në këtë drejtim. Unë besojn se edhe progress-raporti e paraqet këtë punë të bërë nga institucionet. Ne kemi zgjedhur të vendosim veten para një presioni pozitiv, në mënyrë që 2027 të na gjejë gati për atë që është hapi i radhës.

-Cilat janë disa nga reformat që do ta bënin realitet një anëtarësim real brenda pesë viteve të ardhshme?

Xhafaj: Janë 6 grup kapituj, ku ne kemi hapur të parin. Kemi një synim që shumë shpejt të hapim dhe grup kapitullin e dytë, që kanë lidhje me politikën e jashtme dhe me politikat e sigurisë kolektive. Por, kryesisht ka lidhje me marrëdhëniet mes vendeve, me pozicionin tonë në vijëzim të plotë dhe paralelizim të politikës së jashtne. Në vijmësi edhe ato që kanë të bëjne më ekonominë e tregut, me institucionet dhe me ato që janë prioritetet në përgjithësi që kalojnë nga burimet njerëzore tek dixhitalizimi, tek energjia dhe sigurisht ajo që quhet “Marrëveshja e Gjelbër”në BE dhe patjetër nga forcimi i institucioneve demokratike dhe i shtetit të së drejtës.

-Përtej dëshirës dhe angazhimit qeveritar, a rrezikon që tensioni politik t’i bëjë jo efektive negociatat e anëtarësimit?

Xhafaj: Qëllimi i të gjithë institucioneve, të gjithë sektorëve është që të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim. Edhe qëllimi ynë si mazhorancë është të vijohet në këtë drejtim. Fatkeqësisht e kemi parë, qoftë me prezantimin e paketës negociuese në Komisionin për çështjet Evropiane para tre javësh, e pamë dhe dje që opozita po bën në një lloj mënyre një barrier. Disa herë me mënyra konvencionale dhe disa herë, fatkeqësisht me metoda që nuk kanë lidhje as me atë që është ambicja jonë, antarësimin në BE dhe as me një shtet normal demokratik. Megjithatë dora jonë mbetet e shtirë për të zgjidhur gjithçka, por përmes dialogut.

-Opozita e refuzoi thirrjen tuaj për dialog: në fakt, a ka hapësira që ju të gjeni rrugën drejt bashkëpunimit për hir të integrimit? 

Xhafaj: Ne i kemi qëndruar gjithmonë faktit që pavarësisht gjërave që në ndajnë, synimeve dhe qëllimevet duhet të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithëve. Ne mund të shtrijmë dorën, mund të përpiqemi në çdo mënyrë dhe po vazhdojmë t’a bëjmë këtë. Opozita po mban qëndrimin e vetë. Ne jemi zgjedhur nga populli shqiptar për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe duhet edhe të lëmë kohë për dialogun dhe kompromisin sepse ky synim i bënë mirë të majtëve, të djathtëve e mbi të gjitha gjithë shqiptarëve.

/a.r

Next Post
“Ç’do të bëhet me partinë se të ka ngelur vetëm ty mbi shpinë?!”/ Rakipi ‘thumbon’ Blushin për Metën dhe Partinë e Lirisë

"Ç'do të bëhet me partinë se të ka ngelur vetëm ty mbi shpinë?!"/ Rakipi 'thumbon' Blushin për Metën dhe Partinë e Lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In