• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intech+ i përgjigjet Bashës: Pse nuk flet për tenderat që kemi marë në qeverisjen e PD?

by A R
27/04/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Intech+ ka reaguar nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat në lidhje me akuzat e kryetarit të PD Lulzim Basha se kjo kompani ka përfituar tendera pa të drejtë.

Basha deklaroi se Intech+ është një ndër kompanitë kliente të qeverisë që përfitonë një pjesë të madhe të prokurimeve.

Ndërkohë, kjo kompani në deklaratën shpërndarë për mediat i kërkon Bashës të tërheq akuzat, ose do t’i drejtohen gjykatës më padi për prishje të imazhit. Po ashtu kjo kompani i kujton Bashës se ka përfituar tendera me vlera të larta edhe në kohën e qeverisjes së PD, dhe nuk kanë asnjë influencim politik.

Ja deklarata e plotë:

DEKLARATE PER MEDIA

Kryetari i PD, z. Lulzim Basha, ne nje konference per media te mbajtur me date 26 Prill 2016, ndermjet te tjerash, akuzon pa fakte dhe pa prova shoqerine Intech+ sh.p.k., se eshte favorizuar ne tendera publikë, me nje vlere gjithsej 2,252 miliard leke, perkatesisht, 1.5 miliard leke direkt dhe 752 milion leke nepermjet nje subjekti tjeter, sipas tij, si kompani guacke, per rreth 22 milion USD.

E verteta eshte krejtesisht ndryshe. 

Ne respekt te pergjegjesise per informimin e opinionit publik, minimalisht, z. Basha do te duhej t’i ishte referuar te dhenave zyrtare nga DP Tatimeve, ku mund te informohej lehtesisht per fitimin dhe xhiron e shoqerise Intech+ sh.p.k.

Natyrshem lind pyetja: Perse z. Basha nuk i referohet ne deklarimet e tij te dhenave te DP Tatimeve per shoqerine Intech+sh.p.k.?

Sigurisht, qe zoteria ne fjale nuk e ben qellimisht dicka te tille, pasi e verteta eshte teresisht ndryshe.

Jo vetem te dhenat per fitimin, por edhe per xhiron, subjekti Intech+ sh.p.k., e ka qartesisht shume here me poshte shifrave te permendura nga zoti Basha.

Kompania Intech+ sh.p.k. hedh poshte si te paverteta te gjitha shpifjet dhe perbaltjen qe vijon ne menyre te perseritur prej muajsh, duke demtuar rende imazhin dhe reputacionin e shoqerise Intech+ sh.p.k. me akuzat e pabaza.

E sfidojme zotin Basha qe t’i drejtohet Organeve te Drejtesise se Republikes se Shqiperise dhe te provoje para Drejtesise akuzat e tij ne lidhje me shoqerine Intech+sh.p.k, qofte edhe per vetem nje procedure prokurimi te favorizuar ne shkelje te ligjit te prokurimit publik.

Ne te kundert, i kerkojme zotit Basha te terheqe mbrapsht te gjitha shpifjet, perndryshe, shoqeria Intech+ sh.p.k., ben me dije se do te padise z. Lulzim Basha per prishje te qellimshme te imazhit dhe reputacionit te shoqerise si subjekt tregetar per shperblimin e demit jashtekontraktor pasuror si dhe demit moral referuar neneve 609, 618/2, 622, 625/b/ç, 640 te Kodit Civil te Republikes se Shqiperise .

Shoqeria Intech+ sh.p.k., sulmohet dhe perbaltet, duke aluduar se gjate vitit 2014 dhe 2015 ka qene e favorizuar politikisht ne aktivitetin e vet, nderkohe, qellimisht harrohet te permenden se sa kontrata dhe prokurime publike ka fituar me te drejte shoqeria Intech+ sh.p.k. gjate qeverisjes se z. Basha ne vitet 2007-2013.

Per sa me siper, po i provojme me fakte z. Basha se vetem, me nje fature ne 29 Dhjetor 2007, subjekti Intech+ sh.p.k. ka faturuar  Qeverine per 114,789,773 Leke, ekuivalent i 1.33 milion USD (bashkangjitur fatura ) .

Pra, eshte shume e qarte qe edhe kur PD ka qene ne qeverisje, shoqeria Intech+ sh.p.k. ka fituar kontrata ne sektorin publik ne vlera te konsiderueshme pa ndikim politik.

Nga ana tjeter, i bejme me dije opinionit publik se Intech+ sh.p.k. eshte nje shoqeri serioze dhe e konsoliduar qe punon ne fushen e teknollogjive inovative prej me shume se 15 vitesh ne tregun shqiptar dhe ate rajonal, dhe ka punuar perhere, si per sektorin publik dhe ate privat ne nivelet ne te cilat vijon pa asnje influence politike.

Ne emer te subjektit Intech+ sh.p.k. i kerkojme z. Basha dhe Partise Demoktratike qe t’i japin fund sulmeve dhe perbaltjes se shoqerise Intech+ sh.p.k., e cila eshte nje kompani teresisht private pa asnje lidhje dhe angazhim politik, pasi po i shkakton subjektit tone tregetar nje demtim te rende te reputacionit dhe imazhit.

Me respekt,

Sokol Sinani

Pronar dhe Administrator i Intech+ sh.p.k.

Next Post

Fotot/ Jennifer Lopez ka të pasmet më të famshme, ja si ja ruan truproja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In