• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Instrumenti Horizontal/ KE dhe BE vijojnë mbështetjen ndaj reformave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

by A R
08/10/2019 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmirësimi i efikasitetit të sistemeve të drejtësisë për qytetarët, sistemet e përmirësuara të burgjeve dhe të drejta më të mira për të burgosurit, mjedise shkollore më tolerante dhe ligje e masa më efektive kundër korrupsionit, janë vetëm disa nga rezultatet e rëndësishme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian, nëpërmjet programit të përbashkët, Instrumenti Horizontal.

Zbatimi i “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, kontribuon drejtpërsëdrejti në nismat prioritare të BE-së në mbështetje të transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas fazës së parë, BE dhe KE po zgjerojnë më tej këtë program të përbashkët për të ju ardhur në ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në forcimin më tej të sundimit të ligjit, luftën kundër diskriminimit por edhe korrupsionit. Gjithashtu një tjetër dimension i këtij programi është forcimi i lirisë së medieve.

Në Shkup, më datë 9 tetor 2019, do të mbahet një aktivitet rajonal ku do të prezantohet edhe faza e dytë e programit të përbashkët BE dhe KE “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-II”, me vlerë rreth 41 milion euro për vitet 2019 dhe 2022.

Faza e dytë e programit do të përfshijë projekte në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, dhe Turqi, për të forcuar më tej dimensionin rajonal të programit.

Kjo faze do të vijojë mbi rezultatet e fazes së parë duke u zgjeruar me të tjera fusha dhe çështje me interes të gjerë për qytetarët.

Ndërkaq, Mekanizmi i Koordinimit të Ekspertizës, i cili ofron ekspertizë legjislative dhe këshilla për politikat brenda sistemit të Këshillit të Europës, vijon të mbetet një pjesë e rëndësishme e programit për vendet përfituese.

Duke punuar ngushtë me autoritetet dhe grupet e tjera të interesit, programi do të ndihmojë në sjelljen e ndryshimeve në ligje dhe praktika përmes rishikimit të legjislacionit, në përmirësimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë të të gjithë vendet përfituesve, kurse trajnimi për profesionistët dhe shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira.

Kujtojmë se në fazën e parë të programit, i mbajtur në vitet 2016-2019, u përfshinë nisma të ndryshme të përshtatura për vende specifike si dhe rajonale, duke dhënë rezultate të rëndësishme e të prekshme për qytetarët siç janë sistemet e përmirësuara të burgjeve dhe të drejta më të mira të të burgosurve, mjedise shkollore më tolerante dhe ligje dhe masa më efektive kundër korrupsionit.

Drejtues por edhe zyrtarë të qeverisë shqiptare kanë shprehur angazhimin e Shqipërisë për të zbatuar rekomandimet e monitorimit të Këshillit të Europës dhe të organeve eksperte me qëllim forcimin e e mëtejshëm të reformave në fushën e gjyqësorit, luftën kundër krimit ekonomik dhe diskriminimit.

Përsa i përket anti-diskriminimit, programi synon që njerëzit që janë nga grupet e pambrojtura të mos përjashtohen në bazë të identitetit, por do të kenë të njëjtat mundësi.

Next Post
Ruçi pret ambasadoren e Libanit: Është momenti të njihni Kosovën

Ruçi pret ambasadoren e Libanit: Është momenti të njihni Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In