• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Institucioni i fundit që “folkbolshevizmi” do të sulmojë në 8 janar!

by A R
05/01/2022 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Besi Bekteshi

Ajo që brezin tim, atë të Berishës dhe sigurisht Nanos, por dhe Ramës më vonë, i mësuan për kryeveprën e bolshevikëve që ishte sulmi mbi “Pallatin e Dimrit”, Hermitazhin e sotëm, pallatin e Carëve, por që në 1917-tën kishte brenda të moderuarit dhe liberalët majtas djathtas. Sulmi ishte paralajmëruar dhe me ultimatum. Kështu në fund bolshevikët e morën me gjak dhe dhunë. Komunistët, bolshevikët shqiptarë në fakt, këtë gjë kanë parasysh për tju bërë institucioneve për të arritur qëllimet e tyre. Kush ju qëndron përballë kur ato duan të marrin pushtetin me sloganin “i gjithë pushteti sovjetëve” e sulmojnë ashpërsisht me armë dhe me revolucion! Revolucioni i Tetorit ishte kryengritja e udhëhequr nga Vladimir Lenin që çoi në krijimin e Bashkimit Sovjetik… Kur bolshevikët sulmuan Pallatin e Dimrit, aty ishte vendosur Qeveria e Përkohshme, e përbërë nga udhëheqësit revolucionarë më liberalë dhe të moderuar. Me datën 8 janar, Berisha dhe të tijët, në saj të një fantazmagorie folkpolitike masash dhe tipike sovjetësh si koncept të thirrur në një kuvend dhe me anën e referendumeve në parti, akoma më fantazmagori, pa pritur drejtësinë, pa pritur sistemin e demokracisë të veprojë, kanë bërë ultimatum, sepse duan të marrin institucionin dhe ndërtesën.

Bolshevikët e kanë parim të marrin “kështjellën” dhe të thonë se pas saj, shteti dhe kombi është joni! Lenini si njeriu më filozofikisht kriminal me sulmin ndaj Pallatit të Dimrit ku ishte Qeveria e Përkohshme revolucionare e majtë dhe ajo, por e moderuar, arriti që të vendosë në gjysmën e botës një nga ideologjitë më kriminale, vrastare të luftës së klasave dhe të shtypjes së lirive. Për t’i lënë vendin pastaj në zbatim akoma më kriminal, Stalinit dhe të tjerëve imitues të tij kudo në botë dhe akoma më keq se gjithkund në Shqipëri. Vranë bashkë idealistët dhe revolucionarët dhe futën botën në një marrëzi kriminale. Ne thamë se bolshevikë të tillë dhe “leninstalinistë” të tillë përfunduan! Por jo! Që nga 1991-shi ka mbetur Sali Berisha dhe pasuesit e tij! Berisha ka sulmuar çdo institucion. Si në individë, si në ndërtesa dhe media. Berisha, Selinë e PD-së sot, e ka institucionin e fundit të pa sulmuar nga ai. Ndërtesa e PD i duhet atij si bunkeri ku ai do të mbrohet nga “non grata” dhe nga fundi i tij përballë drejtësisë që po i afron. Asgjë nuk është bërë në atë ndërtesë deri në momentin që Basha e largoi nga grupi parlamentar pa urdhërin e Berishës.

Tani për “Leninistin Berisha” ka mbetur ndërtesa e PD-së e fundit për të sulmuar dhe marrë. Ai me “folkbolshevizmin” e tij ka sulmuar komisione zgjedhore në 1996-të, ka sulmuar dhe rrahur në grevë urie të përndjekurit, ka sulmuar gazetarë në rrugë dhe i ka rrahur ato, ka sulmuar dhe djegur gazetën “Koha Jonë”, ka futur në burg gazetarë pse thanë tanket po shkojnë në veri, ka sulmuar deputetë, ka sulmuar dhe pushtuar Radio Televizionin dhe Kryeministrinë, ka marrë Tanket e Gardës dhe gjuajtur me antitank, ka sulmuar Kuvendin disa herë dhe Kryeministrinë disa herë sërish, ka sulmuar protestuesit dhe i ka vrarë ato, ka sulmuar njerëzit e prokurorisë dhe ka sulmuar me folkbolshevikët e tij çdo rrugë, individ që thoshte të drejtën si jashtë partisë si tij dhe brenda saj dhe çdo institucion që atij i duhej ose e kishte shpallur si armik të parimit “i gjithë pushteti sovjetëve”! Tani “folkbolsheviku” Berisha do të sulmojë vetë PD! Të gjithë e dinë se ai e do që të mbrohet. Ka nga ata, që janë si ai dhe duan dhe ata mbrojtje në “Pallatin e Dimrit” sot që është PD. Ka dhe injorantë që i shkojnë pas se kujtojnë se ai do ti sjellë në pushtet.

Tashmë “folkbolsheviku” Berisha, do të hakmerret dhe kundër njerëzve që ka katapultuar vetë, ka rritur vetë dhe i ka sjellë vetë, por që nuk pranuan të jenë deri në fund në aventurën e tij bolshevike, për të bërë pushtet sovjetësh në Shqipëri. Do sulmojë njerëzit që nuk pranuan të bëhen antiperëndimorë dhe antiamerikanë. Berisha në aventurën e re, ka me vete vetëm njerëz të shëmtuar që janë idealistë të sulmit mbi Kapitolin në Washington! Ka vetëm shëmtuara që bëjnë ideologet e konservatorizmit medemek amerikan, por që në fakt, nuk kanë asnjë përkrahje në Partinë Republikane e cila bashkë me atë Demokratike janë themele demokracie dhe nuk sulmojnë me armë e dhunë institucionet si sovjetët në 1917-të. Përndryshe Berisha do të kishte Senatorë dhe Deputetë të konservatorizmit dhe Partisë Republikane mbas tij dhe përkrahje të tij dhe jo paçavure që janë prodhim i fundit të diktaturës në Shqipëri.

“Folkbolshevikut” leninist ish President dhe Kryeministër, por dhe kryetar i PD-së sigurisht që nuk ja mban të bëjë dhunë të vërtetë. Ai do të provokojë që te ketë mundësisht një gjak, që pastaj të bëjë atë “gjakmarrjen” e tij të zakonshme” e cila është vazhdimisht në mendjen prej folkbolsheviku. Tashmë sulmi i tij është programuar dhe padyshim këtë gjë ai do ta realizojë në një farë mënyre. Nga ana tjetër, në qoftëse nuk e kanë llogaritur për mënyrën se si arrin pushtetin Berisha, si mbrohet nga fundi i tij ligjor dhe anti perendimor, të tillëve mund tju kushtojë shtrenjtë.

Nga një anë duhet të përballin provokimin dhe të mos provokojnë dhe nga ana tjetër të mbrojnë institucionin me ligj. Tashmë detashmentet e leninistave (por dhe brigadistave të kuq) të fundit në Europë janë gati, por dhe demokracia duhet të jetë. Sigurisht revolucionarët dhe “revolucioni” kaq herë i përsëritur nga Berisha, do të sulmojë dyert dhe dritaret ku shkruhet PD! Po, sepse është institucioni i fundit që “folkbolshevikët” mund të marrin dhe të thonë se – jemi gjallë dhe të fortë. Mbas kësaj, do të sulmojnë shtetin, sigurisht jo të Ramës, por shtetin si koncept demokracie, sepse Ramën vetëm e kanë forcuar.

A do t’ua lëshojnë dhe a do ta marrin, kjo do të shikohet me 8 janar.

Next Post
Lajme të mira iu presin, mësoni çfarë ka rezervuar Horoskopi sot për ju

Lajme të mira iu presin, mësoni çfarë ka rezervuar Horoskopi sot për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In