• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT: Rritet numri i të punësuarve, bien shitjet neto

by Java News
12/03/2019 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INSTAT ka publikuar statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2017. Sipas statistikave, rezulton se numri i të punësuarve është rritur me 4.7 %, duke arritur në 492,923  të punësuar në 2017, nga 469,665 që ishin në 2016.

Në Shqipëri numri i ndërmarrjeve NVM është 99,8 %, i njëjtë me BE. Numri i të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 80,3 % në Shqipëri nga 66,4 % në BE. Vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 68,3 % nga 56,8 % në BE.

Përqindjen më të lartë të punësimit në mikrondërmarrje me 73,4 %, e zë sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Sektori i ndërtimit ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e vogla me 30,1 %. Sektori i industrisë përpunuese ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e mesme me 37,2 %.

Statistikat e tjera përllogarisin se:

• 99,8 % të ndërmarrjeve aktive e zënë NVM, nga 99,9 % që zinin vitin e kaluar. Sektori i tregtisë ka peshën më të madhe me 41,4 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 20,8 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nxjerrëse me 0,4 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 0,6 %.

• 80,3 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 81,0 % që ishte në vitin e kaluar. Sektori i tregtisë punëson 29,2 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 19,6 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 18,7 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,7 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,4 %

• 77,2 % të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 77,8 % të realizuara vitin e kaluar.Sektori i tregtisë ka peshën më të madhe me 52,6 % të shitjeve neto, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese me 11,4 % dhe nga sektori i ndërtimit me 11,2 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga NVM-të është sektori i industrisë nxjerrëse me 2,1 %.

• 60,1 % të investimeve në vend kryhen nga NVM nga 74,9 % të kryera vitin e kaluar. Sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 24,1 %. Nga ana tjetër, sektori i industrisë nxjerrëse ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 1,3 %.
• Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,2 % të ndërmarrjeve gjithsej në vend, punësojnë 19,7 % të punonjësve, kryejnë 39,9 % të investimeve dhe realizojnë 22,8 % të shitjeve neto.

• 2,7 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme eksportojnë mallra nga 2,4 % që eksportuan në vitin 2016. Vlera e eksporteve të mallrave të NVM përbën 59,6 % të vlerës së eksporteve gjithsej. Sektori me përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve eksportuese është industria nxjerrëse, ku 24,4 % e ndërmarrjeve aktive të këtij sektori eksportojnë.

• 9,3 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë importuese nga 7,4 % që ishin në 2016, të cilat përbënë 81,6 % të vlerës së importeve të mallrave për 2017. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori me përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve importuesve është sektori i industrisë nxjerrëse me 20,3 %.

• Rreth 9,9 % e shitjeve neto të NVM shkojnë për eksport. Ndërmarrjet e mesme kryejnë përqindjen më të lartë të eksporteve me 19,2 % të shitjeve neto të realizuara prej tyre. Mikrondërmarrjet eksportojnë vlerën më të ulët ku rreth 3,3 % të shitjeve neto janë eksportuar.(monitor)

Next Post
Prishja e banesës te “Petro Nini”, IKMT: Nuk kemi lidhje me situatën

Sjellja e Policisë te "Petro Nini", SHÇBA nis hetimet ndaj efektivëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In