Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 është 2.515 GWh nga 2.564 GWh që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.
Gjatë kësaj periudhe ky tregues ka shënuar rënie prej 1,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndikim në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë pasur konsumatorët jo familjarë, ku përdorimi i energjisë nga ky grup konsumatorësh pati rënie prej 5,2 për qind në gjashtëmujorin e parë të 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Situata ndryshon për konsumatorët familjarë, ku përdorimi i energjisë elektrike nga ky grup
konsumatorësh u rrit me 1,2 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.