Çmimet e konsumit janë rritur me 2.1% në muajin mars, të ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statiskave, i cili sapo ka publikuar indeksin e çmimeve për muajin e shkuar. Krahasuar me muajin Mars 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 3,8 %.
Rritje të dukshme kanë shënuar dhe grupet “Mallra dhe shërbime” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,3 %. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,6 % dhe “peshk” me 0,1%.
ma.me










