• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT/ Në dhjetor çmimet për ushqimet dhe pijet u rritën me 5,1%

by A R
08/01/2016 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja mesatare e çmimeve shënoi 2 për qind në muajin dhjetor, nivel i ulët ky në raport me traditën historike ku kërkesa më e lartë në prag të festave ndikon në rritje të inflacionit në dhjetor.

Sipas INSTAT, rritja vjetore në muajin dhjetor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,0 pikë përqindje,e më një rritje dyshifrore të frutave dhe zarzavateve.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,32 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me nga -0,03 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin dhjetor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,8 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 23,9 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 22,7 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,8 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,0 %, etj. Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 5,8 %, pasuar nga nëngrupet “mish” dhe “kafe, çaj e kakao” me nga 0,8 %, etj.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3,2 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0 %, “Komunikimi” me 1.1 %, etj. Ndryshimi mujor i indeksit është 0,6 %. Krahasuar me muajin Nëntor 2015, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,3 %. Krahasuar me muajin e mëparshëm çmimet e eurodiezelit u ulën me 1,6 % dhe çmimet e benzinës me 1,2 %.

inflacion

Monitor.al

Next Post

Klopp kërkon Gotzen te Liverpool, gati 50 mln euro për Bayern

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In