Hotelet kanë raportuar rritje vjetore të aktivitetit ekonomik ashti si edhe të numrit të të punësuarve gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, INSTAT, në aktivitetin “hotele”, ndryshimi vjetor i shifrës së afarizmit në volum, paraqet rritje me 24,7 % në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e parë 2015.
Por, në tremujorin e parë 2016, në aktivitetin “hotele”, krahasuar me tremujorin e katërt 2015, indeksi i shifrës së afarizmit në volum paraqet rënie 24,5 %.
Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në tremujorin e parë 2016 paraqet rritje 11,7 %, ndërsa ndryshimi tremujor, krahasuar me tremujorin e katërt 2015, i këtij treguesi paraqet rënie 1,7 %. Ndryshimi vjetor i fondit të pagave në ndërmarrjet e aktivitetit “Hotele” paraqet rritje 13,9 % krahasuar me tremujorin e parë 2015, ndërsa ndryshimi tremujor i këtij treguesi, krahasuar me tremujorin e katërt 2015, paraqet rritje 4,2 %./a.k