• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Instat: Femrat drejtojnë ndërmarrje të vogla dhe 36% të bizneseve aktive

by Java News
26/06/2016 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2015, ndërmarrjet e administruara ose të drejtuara nga femrat zënë 31,3% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, sipas INSTAT. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5%.monitor 735.indd

Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh, 47,5% të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët, 5,6% është në Qarkun e Kukësit.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 93% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Megjithatë femrat drejtojnë 20.4% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.

Gjithsej, sipas të dhënave të INSTAT janë rreth 47.7 mijë ndërmarrje që kanë pronare, ose administratore femra. Nga këto, vetëm 337 kanë mbi 50 punonjës, ndërsa 44.4 mijë kanë 1-4 punonjës.

Qarku me numrin më të madh të ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës që kanë administrator, ose pronare femra, është Shkodra, me 27% të totalit, ose 90 të tilla, e ndjekur nga Tirana me 67 kompani. Më pas renditen Durrësi, Elbasani e Vlora.monitor 735.indd

Rriten gratë pronare

Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKR-së, vitin e kaluar, gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014.

Në të njëjtën periudhë, bizneset e hapura prej tyre zunë 34.2% të totalit të sipërmarrjeve fillestare, në po të njëjtën periudhë.

Numri më i lartë i ndërmarrjeve të reja të hapura në vitin 2015 ishte në Qarkun e Vlorës, me 42.2% të totalit në atë qark, i ndjekur nga Fieri me 40.3% dhe Gjirokastra 39.7%. Përqindja më e ulët ishte në Kukës, me 28%.monitor 735.indd

Objektivi, në fund të 2020-s 35%, e sipërmarrjeve do të drejtohen nga gratë

Gratë sipërmarrëse do të mund të drejtojnë 35% të sipërmarrjeve në vitin 2020. Ky është objektivi i përcaktuar në dokumentin e politik të përfshirjes sociale për periudhën 2016-2020. Në të përcaktohet barazia gjinore në tregun e punës, si një nga synimet kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe që do të arrihet përmes ndryshimeve legjislative për paga të barabarta, nxitja e masave të diskriminimit pozitiv në sektorët ku gratë janë të nënpërfaqësuara dhe përmirësimi i qasjes në kredi dhe mbështetja e bizneseve.

Strategjia thekson nevojën për promovimin e bizneseve sociale, por edhe për hartimin e programeve mbështetëse me qëllim forcimin e aftësive të tyre për drejtimin e biznesit.

Në këtë fushë, një rol të rëndësishëm mund të luajë ngritja e kooperativave dhe sipërmarrjeve sociale, duke ndjekur shembujt e suksesshëm që janë zbatuar në vende të tilla si Italia Veriore dhe vende të tjera në Europë.

“Masa e nënpërfaqësimit të grave është më e lartë në sektorin privat jobujqësor, ku vetëm 33.4% e punonjësve janë gra, ndërsa shifra në sektorin publik është 48%.

Gratë janë gjithashtu të nënpërfaqësuara në organizatat e shoqërisë civile, vetëm 18,2% e të cilave drejtohen nga gra. Një përqindje e ngjashme e menaxhereve të bizneseve private janë gra. Shumica e bizneseve të regjistruara të drejtuara nga gra gjenden në Tiranë (31%) dhe Elbasan (30%). Ndonëse rreth 70% e grave që jetojnë në zonat rurale punojnë në bujqësi, vetëm 6% e fermave janë në pronësi ose nën menaxhimin e tyre. Përveç kësaj, shumë gra në zonat rurale punojnë në punë të papaguara familjare, çka rrit rrezikun që ato të jenë në një gjendje të cenueshme shfuqizimi dhe varësie ekonomike”, thuhet në dokument./Monitor/a.k

monitor 735.indd

Next Post

Ngjarja horror në SHBA/ Nëna qëllon për vdekje dy vajzat e saj në sy të të shoqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In