• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

INSTAT: 20 ndërmarrje zënë afërsisht gjysmën e eksporteve shqiptare

by Java News
20/06/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga volumi tregtar që ndërmarrjet kanë kryer në 2015, 20 ndërmarrjet më të mëdha zënë 47,3 % të eksporteve. Ndërkohë, përgjatë periudhës 2012-2014, numri i ndërmarrjeve më të mëdha të cilat kryejnë më tepër se 50 % të vlerës së eksporteve gjithsej është 20, referoi INSTAT në një raport të posaçëm për strukturën e eksporteve sipas ndërmarrjeve.

Në 2015, duke u nisur nga aktiviteti ekonomik ku ato operojnë, 20 ndërmarrjet e sektorit të industrisë dhe tregtisë zënë përkatësisht 44,7 % dhe 56,5 % të eksporteve të këtyre sektorëve.
Në sektorët e tjerë (përjashtuar industri dhe Tregti), 10 janë ndërmarrjet më të mëdha të cilat zënë 52,3 % të eksporteve të këtij sektori.

Në harkun kohor 2012-2015, numri i ndërmarrjeve eksportuese nga kombinimi i të dhënave të tregtisë së jashtme të mallrave me regjistrin e ndërmarrjeve ka ardhur duke u rritur. Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2015, është 2.516 nga 2.036 ndërmarrje, që ishin në vitin 2012, duke u rritur me 23,6 %.
Sipas definicionit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), përgjatë këtij harku kohor zënë në grupin e ndërmarrjeve për aktivitetin eksportues, mesatarisht në vit 95,9 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.

Në vitin 2015, numri i NMVM eksportuese arriti në 2.411 ndërmarrje, duke u rritur 23,6 %, krahasuar me vitin 2012, ndërsa numri i NMVM importuese arriti në 8.723, duke u rritur 20,6 %, krahasuar me 2012.

Në vitin 2015, sipas madhësisë së tyre, ndërmarrjet eksportuese mikro (1-9 të punësuar) zënë 43,7 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 36,3 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të mesme (50-249 të punësuar) zënë 15,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej dhe ndërmarrjet eksportuese të mëdha (250+ të punësuar) zënë 3,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.

Industria dominon eksportetgrafiku-eksportet

Industrisë është sektori që dominon në eksportet e mallrave. Për periudhën 2012-2015, vlerën më të madhe të eksporteve e zënë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë (ku përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë). Në vitin 2015, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë kanë zënë 80,6 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 3,9 %, krahasuar me vitin 2012. Në 2015, ndërmarrjet e mëdha zënë 53,0 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e industrisë. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 81,6 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë.
Në periudhën 2012-2015, pjesën më të madhe të ndërmarrjeve eksportuese e zënë ndërmarrjet që eksportojnë vetëm drejt një vendi partner. Në 2015, këto ndërmarrje u rritën 17,4 %, krahasuar me 2012, duke zënë 65,9 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej. Në 2015, pjesa e eksporteve të ndërmarrjeve me një vend partner zë 65,9 % të eksporteve gjithsej, e ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 2 vendeve partnere me 16,8 % të eksporteve. eksporte

Next Post

Ja çfarë pune ka tifozja e famshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In