• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INSTAT: 1 në 6 pensionistë punojnë. Tushe: Mbulojnë nevoja të bizneseve që s’preferohen nga të rinjtë

by A R
15/12/2024 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur plakja e popullsisë në rritje dhe ulja e lindshmërisë kanë marrë përmasa globale, oferta e punës pëson gjithashtu transformime bazuar në moshën e fuqisë punëtore. Shifrat e publikuara nga INSTAT treguan se Shqipëria qëndron mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, rreth 16.6% e popullsisë shqiptare, ose 1 pensionist në 6 janë ende të angazhuar në marrëdhënie pune, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të kontribuojnë në tregun e punës.

Sipas sociologut Gëzim Tushe, të moshuarit në moshë pensioni mbulojnë nevoja të bizneseve që zakonisht nuk preferohen nga të rinjtë.

“Mendoj që është një kombinim i mirë i të rinjve me vitalitetin e tyre, me dijet e reja, me aftësitë teknologjike. Të bëhen bashkë me eksperiencat e të moshuarve është gjë shumë e mirë. Ka të moshuar që plaken pa patologji dhe kjo ju jep atyre një përgjegjësi morale shumë të madhe pasi ndihen të dobishëm. Të moshuarit do t’i marrim për eksperiencë për të dhënë dijet dhe përvojën e tyre dhe jo të garojnë me të rinjtë. Ata pranojnë me modestinë e tyre të japin kontributin e tyre jo vetëm në profesionin e gjyshit, por edhe kontributin në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të shoqërisë”, tha Tushe.

Këshilli i Ministrave ka miratuar tashme ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke iu hequr detyrimin e pagimit të kontributeve.

Në shtator të këtij viti kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar.

Next Post
Burra që rrahin gratë dhe fëmijët, arrestohen 3 kryefamiljarë dhunues në Tiranë

Burra që rrahin gratë dhe fëmijët, arrestohen 3 kryefamiljarë dhunues në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In