Instagrami është një nga aplikacionet që është i pranishëm pothuajse në çdo telefon. Si rrjeti social që flet vetëm me fotografi dhe video, Instagrami është aplikacioni që ka ndryshuar mënyrën se si jetojnë njerëzit sot. Kjo pasi shumë prej tyre, as nuk hanë pa publikuar si fillim një fotografi të pjatës së tyre në Instagram.
Por, shtrohet pyetja, kush qëndron pas këtij aplikacioni që ka ndikuar aq shumë në jetën virutale të njerëzve? Aplikacioni Instagram, është krijuar nga dy shokë: Kevin Systrom dhe Mike Krieger, në tetor të vitit 2010.
Vetëm pas dy vjetësh Instagrami kishte filluar të bënte bujë me 100 milionë përdorues aktivë, për t’i trefishuar më pas në dhjetor të vitit 2014, ku numri i njerëzve që kishin Instagram shkoi deri në 300 milionë. Puna për krijimin e instagramit kishte nisur në San Francisco në Amerikë, kur dy krijuesit kishin vendosur që ta titullonin aplikacionin e tyre Instagram nga dy fjalë: “Instant” kamera dhe telegram, pra telegram përmes kamerës. Në vitin 2012, Facebook kërkoi që ta blinte instagramin për 1 miliard dollarë.