Rrjetet sociale çdo ditë e më tepër po “thithin” njerëz të çdo moshed he profesioni, të çdo feje apo shtrese të popullsisë globale.
Facebook, twitter, instagram etj, janë ndër më të klikuarat Online.
Tundimit për të pasur një llogari në Instagram nuk i ka reziastuar as ish-kryeministri Italian, Silvio Berluskoni. Ai tanimë ka një llogari private në Instagram.
79- vjeçari ka postuar në 24 orët e fundit, më shumë se 60 foto.
Prestigjozja britanike The Independent ka përzgjedhur si foton e preferuar, këtë selfie të ish – Kryeministrit italian me qenin e tij.
Foto të tjera të postuar nga Berlusconi janë edhe pjata të servirura në restorante, darka me miqtë, evente, takime institucionale, etj.