Kërkimi në Instagram është duke u bërë më i mirë – edhe pse përvojat e kërkimit ndryshojnë nga personi në person.
Fotografi Anthony Quintano tha në Twitter se kërkimi për dikë në seksionin “People” të Instagram do të përmirësohet dhe se menjëherë do të shfaqë atë se cilët përdorues ju ndjekin.
Për përdoruesit që kanë shumë ndjekës, ju do të shihni anash tyre në hapësirën e kërkimeve edhe numrin e ndjekësve, transmeton Gazeta Express.
Për përdoruesit e tjerë, ju do të shihni se cilët nga miqtë tuaj ata janë duke i ndjekur. Instagram do të shfaqë edhe përdoruesit të cilët kohët e fundit kanë postuar një foto të re.










