Pak ditë më parë ajo pretendoi se “Instagram”-i i kishte fshirë një foto, pasi atë e raportuan “njerëzit xhelozë.
Por një gjë e tillë nuk e ndalon Lauren Goodger që të ekspozojë sërish format e saj bombastike në profilin e saj të “Instagram”-it.
Të martën, 33-vjeçarja ka ndarë me fansat disa imazhe ku dukej mahnitëse teksa tregonte aseset e bollshme në një postim të guximshëm.
Pozat provokuese erdhën menjëherë pasi disa foto ku shfaqej me bikini ia fshinë nga “Instastory” më herët gjatë ditës.
Lidhur me këtë Lauren reagoi ashpër, pasi u shpreh se “njerëzit xhelozë i kanë fshirë foton pasi e kanë raportuar si nudo dhe me sjellje seksuale”.
g.kosovari